LAJMI I FUNDIT:

Shifrat marramendëse të fitimeve të Real Madridit çdo ditë nga muzeu nga fanellat e Mbappes

Shifrat marramendëse të fitimeve të Real Madridit çdo ditë nga muzeu nga fanellat e Mbappes

Rinovimi i madh i “Santiago Bernabeut”, i cili përfshinte zgjerimin e muzeut të klubit dhe dyqaneve të mëdha përreth, fitimi i Ligës së Kampionëve dhe sjelljen e Kylian Mbappe, i bëri dy vendet e përmendura në stadiumin e Real Madridit, “fabrika të mëdha” për prodhimin  e parave.

Kjo zbulohet nga Marca në një raport nga muzeu dhe dyqani, duke treguar se sa para fiton klubi.

“Renovimi e ka kthyer Santiago Bernabeun në një minierë ari. Më fitimprurësja në botën e futbollit. Kjo lë të kuptohet nga dita e parë e shitjes së fanellës së Mbappes, kur faqja e dyqanit online të Real Madridit u rrëzua për shkak të nxitimit dhe punonjësit në megastore në stadium nuk mund të merrnin frymë”, shkruan Marca.


Muzeu i Real Madridit nuk dëshiron më të jetë i dyti në qytetin e muzeve. Ai dëshiron të marrë primatin e një prej më të famshmëve në botë.
Marca thekson se 1.3 milionë njerëz kanë vizituar muzeun e Real Madridit në vitin 2019, i cili në Madrid, qyteti i muzeve, u tejkalua vetëm nga i famshmi Prado.

Një nga muzetë më të famshëm në botë u vizitua nga 3.2 milionë vizitorë vitin e kaluar. Megjithatë, Real Madridi arriti një zgjerim të madh të muzeut të tyre. Tani muzeu i klubit mbulon 4.2 mijë metra katrorë dhe katër kate.

Është stacioni i parë i minierës së arit, që tani vizitohet nga 5 deri në 6 mijë njerëz në ditë. Duke marrë parasysh që çmimet e biletave për xhiron e muzeut dhe stadiumit variojnë nga 29 deri në 50 euro, Real Madridi do të fitojë rreth 170 mijë euro në muaj nga biletat ose rreth 20 milionë euro në vit vetëm për biletat e muzeut, sipas Marca.

Megjithatë, Marca shton, se ajo që i sjell Real Madridit fitimin më të madh në Bernabeun e ri është ndalesa e fundit e minierës së arit. Është e fundit, por është e detyrueshme. Është një dyqan i madh i klubit që i përshtatet në mënyrë të përkryer emrit “mega” dyqan.

Spanjollët theksojnë se sekreti i suksesit të tij të bujshëm është se klubi “kopjoi strategjinë e qetë dhe inteligjente të IKEA”. Me ndihmën e saj, në një kohë të shkurtër ajo u bë një nga pikat më të vizituara në kryeqytetin e Spanjës. “Nuk ndalemi asnjë sekondë”, thotë menaxheri i dyqanit.

“Secili person që hyn në dyqan shpenzon mesatarisht nga 100 deri në 150 euro dhe më së shumti janë 3 mijë persona në ditë. Që nga dalja në shitje fanellat e reja fitimet ditore janë nga 400 deri në 500 mijë euro”.

Çmimet e fanellave variojnë nga 100 deri në 185 euro, aq sa kushton një bluzë me mbiemrin, numrin dhe stemat e klubit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Ndërkombëtare
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori