Mediat polake raportuan të premten se ylli i futbollit, Robert Lewandowski akuzohet për mashtrim, pasi besohet se ka blerë dy diploma master në Universitetin privat të Lodzit.
Sipas agjencisë së lajmeve Onet, emri i sulmuesit të Barcelonës figuron në një listë të gjerë që lidhet me një hetim policor për trafikun e diplomave, madje ekziston dyshimi se ai është diplomuar dy herë në Universitetin privat të Lodzit, edhe pse nuk është paraqitur kurrë për të dhënë provimet.
Në qendër të kësaj polemike është një ish-drejtor sportiv i quajtur Zbigniew D., por personi që hodhi dyshime për kapitenin e kombëtares polake ishte një ish-mësues, i cili konfirmoi se lojtari nuk ishte paraqitur në provimin e lëndës së tij.
“Robert Lewandowski bleu diplomën e tij nga një universitet privat në Lodz. E shkruaj me gjithë përgjegjësi sepse ai “ka kaluar” dy provime te unë. Të gjitha këto i kam zbuluar gjatë seancës si dëshmitare në këtë rast të neveritshëm”, ka raportuar Barbara Mrozinska në një publikim në X, më 7 korrik.
Përveç këtyre dy diplomave tashmë nën dyshim, karriera akademike e Lewandowski përfshin edhe një diplomë dhe një diplomë master në edukimin fizik të marrë në Universitetin e Varshavës, pasi u deshën 13 vjet për t’i përfunduar ato.
Në fakt, koha gjatë u justifikua me pajtimin mes fillimit të veprimtarisë së tij profesionale dhe karrierës akademike, diçka që përforcon dyshimet e hetimit, të cilat vënë në pikëpyetje sesi lojtari kishte kohë të punonte në dy mastera, kur tashmë kishte ende një tjetër pa e kryer.
Shtypi polak po ashtu thekson se avokatët e lojtarit kanë treguar disponueshmëri të plotë për të zgjidhur çështjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos