LAJMI I FUNDIT:

“Sepse Bana’s të ban mirë”, Arbana Osmani sjell sipërmarrjen e saj në Prishtinë: Radhën e ka rikthimi në ekran

“Sepse Bana’s të ban mirë”, Arbana Osmani sjell sipërmarrjen e saj në Prishtinë: Radhën e ka rikthimi në ekran

Në një natë të ngrohtë verore, mes dritave dhe gëzimit të qytetit të Prishtinës, u bë hapja e shumëpritur e restorantit Bana’s, një brend i ri dhe premtues i themeluar nga prezantuesja e njohur Arbana Osmani. Eventi u zhvillua në ambientet e HyperActive të Qendrës Tregtare Prishtina Mall, ndërsa Telegrafi ishte aty për të përjetuar çdo moment të veçantë të kësaj ngjarjeje.

Arbana Osmani, e cila ka fituar zemrat e publikut shqiptar përmes programit Big Brother Albania, ka treguar një anë të re të talentit të saj me hapjen e këtij restoranti. E rrethuar nga miq, dashamirës dhe figura të njohura publike, Arbana ndau emocionet dhe gëzimin e saj për këtë sipërmarrje të re.

“Jam shumë e lumtur dhe shumë falënderuese ndaj të gjithëve që kanë ardhur dhe kanë shprehur gjithmonë një lloj dashamirësie ndaj meje dhe çdo projekti që unë ndërmarr”, tha Arbana me emocion.


Inaugurimi i restorantit Bana’s në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ajo theksoi se pavarësisht nëse bëhet fjalë për një program televiziv, një libër me receta ose një lokal, gjithmonë ndjen mbështetjen dhe dashurinë e publikut. “Jam shumë e lumtur dhe shumë mirënjohëse” shtoi ajo me buzëqeshje.

Për Arbanën, hapja e Bana’s është një përvojë e re dhe sfiduese. Ajo pranon se të qenit sipërmarrëse ka sfidat e veta, por nuk heziton të theksojë se çdo fushë ka vështirësitë e saj unike.

“Ndërsa në televizion duket sikur është thjesht një punë e bukur me shumë emocione të bukura dhe famë, ka edhe shumë strese dhe pasiguri që përpiqemi të mos i shfaqim”, thotë ajo, duke shtuar se puna i jep kënaqësi të madhe.

Arbana Osmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Një nga detajet më interesante të restorantit Bana’s është menuja e saj, e cila përmban emra qytetesh të ndryshme. Arbana tregon se ky koncept është frymëzuar nga specifikat popullore të secilit qytet. Për shembull, Berati, i njohur për ullinjtë e tij, është përfaqësuar me një pjatë që përmban këtë përbërës.

“Prishtina, për shembull, është me proshutën e viçit, meqenëse këtu më kanë thënë se nuk konsumohen aq shumë proshutat e derrit. Apo Gjirokastra për shembull  është ‘e varfër’ në mish, nuk ka mish, ka vetëm domate dhe djathë, meqenëse për gjirokastritët thonë që janë kurrnacë. Shkodra është pikante, sepse shkodranët janë pikantë, e kështu me radhë”, thotë Arbana teksa shpjegon se pse pjatat e saj kanë këto emra.

Arbana Osmani gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, pavarësisht se ka kaluar një kohë e gjatë larg ekranit, Arbana premton se do të rikthehet së shpejti televizionit. “Unë besoj që shumë shpejt do shihemi në ekran. Është një nga pasionet e mia më të mëdha dhe nuk ka asnjë arsye për të qëndruar larg”, thekson ajo me entuziazëm.

Nëse do t’i jepej mundësia për t’u vendosur në Kosovë për një projekt televiziv, Arbana e konsideron me seriozitet këtë mundësi, duke theksuar se Kosova gjithmonë ka treguar dashamirësinë e saj. “Pse jo patjetër? Kosova është një nga vendet që më ka treguar dashamirësinë dhe pse jo”, thotë ajo, duke shtuar se ndonjëherë nuk është e nevojshme të zhvendosesh për të qenë afër Kosovës.

Arbana Osmani gjatë inaugurimit të restorantit Bana’s në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E pyetur për planet e ardhshme të Bana’s, Arbana zbulon se ka plane për të hapur pika të reja në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. “Me shumë qejf kemi një pikë tjetër në Tiranë dhe pastaj Vlorën dhe Durrësin”, thotë ajo, duke shprehur entuziazmin për zgjerimin e mëtejshëm të biznesit të saj.

Në përfundim, Arbana ndan mesazhin e saj për të gjithë shqiptarët e Kosovës, se pse duhet ta vizitojnë restorantin Bana’s: “Sepse Bana’s bën mirë, në të gjitha kuptimet”.

Arbana Osmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Hapja e Bana’s në Prishtinë ishte një ngjarje që solli së bashku dashamirësit e Arbanës dhe dashamirësit e ushqimit të mirë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse që reflekton shpirtin e këtij brendi të ri dhe premtues në fushën e gastronomisë. /Telegrafi/

Fotografi të tjera nga hapja e Bana’s në Prishtinë:

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Vrau nënën - dënohet me burgim të përjetshëm aktori Ryan Grantham i

Vrau nënën - dënohet me burgim të përjetshëm aktori Ryan Grantham i "Riverdale"

Kalo në kategori