LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 29° clearsky_day

Totaj i bindur se po ndërmerren hapat e duhur për funksionalizimin e “Parkut të Biznesit”

Totaj i bindur se po ndërmerren hapat e duhur për funksionalizimin e “Parkut të Biznesit”

Komuna e Prizrenit të enjten ka mbajtur takim publik me bizneset në kuadër të hartimit të planit të hollësishëm rregullues “Parku i Biznesit”.

Në takimin e organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i cili ka shprehur qëndrimin se po ndërmerren hapat e duhur për funksionalizimin e kësaj zone ekonomike.

Kryetari Totaj para gazetarëve ka theksuar se çështja e Parkut të Biznesit është prolonguar, shkaku i mos veprimeve të duhura në qeverisjen e shkuar.


“Kjo çështje nuk kryhet me një akt, me një vendim, por është një proces. Është e vërtetë që ka zgjatur pak më shumë se që duhet, por kur ka filluar e ka pasur qëllimin e mirë, mirëpo nuk janë bërë veprimet e duhura në aspektin juridik dhe për këtë arsye po zgjatet”, ka thënë Totaj.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron që të bëjë akuza lidhur me këtë çështje ani pse sipas tij qeverisja e mëhershme nuk e ka përfshirë këtë zonë në Hartën zonale, gjë që sipas tij ka krijuar vonesa në proces.

Pavarësisht kësaj ai ka pohuar se ka mjaft biznese të interesuara për t’u vendosur në këtë zonë dhe sipas tij “ky është një tregues i mirë që Prizreni po krijon ambient miqësor për bizneset”.

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve dhe Zejtarëve “Esnaf”, Varis Xhejlani ka konfirmuar se ka interesim të bizneseve për vendosje në këtë zonë dhe se presin me padurim funksionalizimin e Parkut të Biznesit.

“Shtatëdhjetë anëtarë të shoqatës sot kanë shprehur interesim për të investuar në këtë zonë dhe është koha e fundit që të funksionalizohet”, është shprehur Xhejlani, duke shtuar se kjo shoqatë është e gatshme për bashkëpunim me organet komunale për vënien në jetë të këtij projekti.

Edhe Afrim Tejeci nga “Oda e Prizrenit” ka pohuar se bizneset janë në pritje të funksionalizimit të kësaj zone industriale, pasi Prizreni ka pasur ngecje në këtë aspekt.

“Shpresojmë që me anë të parcelizimit, kjo zonë, të vihet në shërbim të bizneseve dhe këta të fundit ta gëzojnë këtë hapësirë për zhvillim ekonomik lokal”, ka deklaruar Tejeci.

Sipas njoftimit të Komunës, propozim plani do të jetë në shqyrtim publik deri  të premten me 12 korrik 2024, në orën 16:00, me ç’rast të gjitha bizneset dhe qytetarët do të kenë mundësi që t’i paraqesin kërkesat, propozimet dhe sugjerimet për mundësinë e ri-parcelimit të kësaj zone, raporton Telegrafi.

Procesi i krijimit të Zonës Ekonomike në Prizren pati filluar para më shumë se një dekade dhe që nga ajo kohë Parku i Biznesit nuk është funksionalizuar, derisa Komuna përgjatë disa mandateve në këtë hapësirë ka investuar mjete të konsiderueshme financiare nga buxheti i saj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori