LAJMI I FUNDIT:
Peja 25° clearsky_day

“Një familje edhe për mua”, komuna e Pejës me kampanjë në ndihmë fëmijëve të braktisur

“Një familje edhe për mua”, komuna e Pejës me kampanjë në ndihmë fëmijëve të braktisur
Drejtoria për Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror fillojnë kampanjën “Një familje edhe për mua”

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Pejë, nga muaji shtator, së bashku me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror do të fillojnë kampanjën “Një familje edhe për mua”, me qëllim të krijimit të strehimoreve familjare, të cilët do t’u vijnë në ndihmë fëmijëve të braktisur.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë, Albulena Mujaj-Bajraktaraj ka thënë për Telegrafin se qëllimi i kampanjës është vetëdijësimi i qytetarëve për këtë kategori të fëmijëve të cilët kanë ngelur në mëshirën e fatit.

Drejtoria për Mirëqenie Sociale dhe Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror/Foto DMS, Facebook

“Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Pejë në bashkëpunim me OFAP nga muaji shtator do të nisin kampanjën ‘Një familje dhe për mua’, me synim vetëdijesimin e qytetarëve të Komunës së Pejës që të shërbejnë si familje që ofrojnë strehim për fëmijët e braktisur”, ka thënë Mujaj Bajraktaraj.


Ka raste të fëmijëve të braktisur nga qyteti i Pejës, të cilët për shkak të mungesës së familjeve strehimore, komuna është detyruar t’i dërgojë në vendet e tjera të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori