LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Statuti i ri i UP-së, ORCA: Një hap para në cilësinë e arsimit

Miratohet Statuti i ri i UP-së, ORCA: Një hap para në cilësinë e arsimit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kuvendi statutin e ri të UP-së e miratoi me 57 vota për, dy kundër, dy abstenime dhe një deputet nuk ka votuar fare.

Për statutin e ri të UP-së ka reaguar organizata ORCA.


“Me entuziazëm pranuam lajmin se është miratuar statuti i ri i Universitetit të Prishtinës, i cili shënon një hap domethënës para në rritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Statuti i ri, ndonëse nuk përmban gjithçka që do të donte ORCA në kuptimin e kritereve për zgjedhje dhe avancim akademik, ai për dallim nga statuti i vjetër është fleksibil në avancimin e atyre kritereve sipas trendeve globale në të ardhmen kur Universiteti ta shohë të arsyeshme”, thuhet në reagim.

ORCA falënderoi deputetët që morën pjesë në votim dhe ata që votuan pro statutit, me theks të veçantë deputetëve minoritarë të Grupit Multietnik që treguan konstruktivitet dhe e bënë të mundur administrativisht miratimin.

“ORCA çmon përkushtimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në këtë proces, Këshillit Drejtues të UP-së të drejtuar nga Altin Sahiti, anëtarëve të komisionit draftues të Statutit në Universitetin e Prishtinës dhe rektorit aktual, Qerim Qerimi”, thuhet tutje në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori