LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 29° clearsky_day

DokuFest ka shpallur programin e dokumentarëve muzikorë

DokuFest ka shpallur programin e dokumentarëve muzikorë

Tradita shumëvjeçare në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” për shfaqjen e programit të veçantë me dokumentarë muzikorë do të vijoj edhe sivjet. Në programin e sivjetmë do të shfaqen gjashtë filma të tillë në kuadër të përzgjedhjes së titulluar “Pleasure Heads Must Burn: Music on Film”.

Sipas organizatorëve të festivalit, kjo është edhe një tjetër përzgjedhje elektrike e filmave të këtij zhanri.

“Ndërkohë që DokuFest vazhdon të eksplorojë çdo gjë dhe gjithçka që ka të bëjë me muzikën dhe filmin, ka kënaqësinë të sjellë edhe një tjetër përzgjedhje elektrike të dokumentarëve muzikorë në festival, nën titullin ‘Pleasure Heads Must Burn: Music on Film’”, thuhet në njoftimin e DokuFestit, raporton Telegrafi.


Tutje sqarohet se në këtë program audienca mund të gjej një portret të kompletuar të grupit legjendar post–punk, The Birthday Party, ndërsa marrin rrugë nga Australia drejt Londrës, në përpjekje për të filluar karrierën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Mutiny in Heaven: Nick Cave’s The Birthday Party.

Pjesë e programit, sipas njoftimit, është edhe historia e grupit skocez post–rock Mogwai teksa punojnë gjatë pandemisë për albumin e tyre të 10-të “As the Love Continues”, treguar shkëlqyeshëm në Mogwai: If the Stars Has a Sound.

Gjithashtu performanca e fundit e Ryuichi Sakamoto’s është kapur në mënyrë madhështore në Ryuichi Sakamoto | Opus, një koncert kur autori shfaqet duke luajtur në piano për herë të fundit para se të ndërronte jetë.

Në filmin Efterklang: The Makedonium Band publiku njoftohet me grupin e famshëm indie-pop Efterklang nga Danimarka, ndërsa përgatiten bashkë me muzikantët vendor maqedonas për krijimin e një performance para monumentit të mahnitshëm arkitektonik të pavarësisë Makedonium.

“Pas shfaqjes së filmit, Efterklang do të performojë në skenën e kinemasë Lumbardhi Open Air”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Përmbylljen e këtij programi e bëjnë dy filma që flasin për ndërlidhjen mes muzikës dhe luftës për liri, përkatësisht HAIYU – Rebel Singer Mariem Hassan and the Struggle for a Free Western Sahara dhe Dancing Palestine. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori