LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 29° clearsky_day

OJQ “Nevo Koncepti” dhe Komuna e Prizrenit bashkëpunojnë për të fuqizuar vajzat dhe djemtë e komuniteteve të margjinalizuara

OJQ “Nevo Koncepti” dhe Komuna e Prizrenit bashkëpunojnë për të fuqizuar vajzat dhe djemtë e komuniteteve të margjinalizuara

Fuqizimi i vajzave dhe djemve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Prizrenit, për arsimim dhe qasje në tregun e punës me besim është synimi i një projekti që po zbatohet aktualisht nga OJQ “Nevo Koncepti”.

Drejtuesit e kësaj organizate gjatë kësaj jave janë pajtuar me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj për bashkëpunim me qëllim të përmbushjes së këtyre objektivave në favor të rinjve nga komunitetet e margjinalizuara, raporton Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i OJQ “Nevo Konceptit”, Osman Osmani ka theksuar se projekti “Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme të Kosovës përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës”, implementohet në partneritet me organizatën “Save the Children” në Kosovë, me financim nga Agjencia Austriake për Zhvillim,  me qëllim që të krijohen mundësi më të mira për të rinjtë për arsim e punë të dinjitetshme.


“Shumica e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptianë të Kosovës jetojnë në margjinat e shoqërisë. Fëmijët dhe të rinjtë shpesh luftojnë me shkallë të lartë braktisjeje në arsim, arritje të ulëta arsimore dhe nivele të larta papunësie. Shkaqet themelore të shkallës së ulët të regjistrimit dhe shkallës së lartë të braktisjes si diskriminimi, barrierat gjuhësore, gjendja e vështirë ekonomike e familjeve, etj. janë të shumta dhe ndryshojnë nga një komunë në tjetrën”, ka thënë Osmani, duke shtuar se përmes zbatimit të aktiviteteve në shtatë komuna të Kosovës, përfshirë Prizrenin, po synohet ndryshimi pozitiv në këtë aspekt.

Sipas tij rezultatet e pritura në fund të projektit që zgjat deri në verë të vitit 2026, është që një numër i konsiderueshëm i vajzave dhe djemve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në rrezik të lartë të braktisjes në shkollat e komunave të synuara ta përfundojnë arsimin e mesëm të ulët, dhe po ashtu një numër i caktuar i tyre të fitojnë shkathtësitë për t’iu qasur tregut të punës ose arsimimit të mëtutjeshëm me besim, raporton Telegrafi.

Në anën tjetër kryetari i Komunës, Shaqir Totaj përmes nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me OJQ “Nevo Koncepti” është dakorduar për përkrahjen e aktiviteteve në kuadër të projektit të sipërpërmendur.

“Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i vajzave dhe djemve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke i mbështetur në zhvillimin e njohurive, aftësive dhe mundësive të nevojshme për një tranzicion të suksesshëm si dhe punë dinjitoze të qëndrueshme në Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori