LAJMI I FUNDIT:

Një legjendë po rikthehet te Man Utd, por tani në rolin e ndihmës trajnerit

Një legjendë po rikthehet te Man Utd, por tani në rolin e ndihmës trajnerit

Ruud Van Nisterlrooy do të bëhet asistenti i Erik ten Hag te gjiganti anglez Manchester United.

Ish-qendërsulmuesi i njohur holandez po rikthehet në klubin ku shkëlqeu si lojtar.

Van Nistelrooy luajti për United nga 2001 deri në 2006 ku në 219 ndeshje, ai shënoi 150 gola dhe ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë.


Eksod te Manchester United: Ankth dhe zemërim tek stafi i Djajve të Kuq
Lexo po ashtu Eksod te Manchester United: Ankth dhe zemërim tek stafi i Djajve të Kuq

Pas kësaj ai shkoi në Real Madrid dhe luajti edhe në HSV, Malaga, PSV, Heerenveen dhe Den Bosch.

Në karrierën e tij si trajner ka drejtuar juniorët, ekipin e dytë dhe atë të seniorëve të gjigantit holandez PSV Eindhoven.

Zyrtare: Man Utd merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Ten Hag
Lexo po ashtu Zyrtare: Man Utd merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Ten Hag

Si trajner i PSV-së fitoi Kupën dhe Superkupën, si dhe drejtoi skuadrën në 51 ndeshje ku fitoi 33 herë, barazoi dhjetë herë dhe humbi tetë herë.

Ai kishte disa oferta në të cilat do të mbetej trajner i pavarur, por nga sezoni i ardhshëm do të jetë një anëtar i rëndësishëm i stafit të Ten Hag. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori