LAJMI I FUNDIT:

Interi planifikon goditjen e radhës me transferimin e top yllit të Bayernit

Interi planifikon goditjen e radhës me transferimin e top yllit të Bayernit

Interi po shpreson që Bayern Munichu do ta lejojë ish-lojtarin e Napolit, mbrojtësin Kim Min-jae që të rikthehet në Serie A në huazim, sipas Gazzetta dello Sport.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka fituar Scudetton në sezonin e tij të vetëm në Itali dhe më pas ishte shitur tek gjiganti gjerman për 50 milionë euro.

Sidoqoftë, ai ka bërë vetëm 36 paraqitje në gara zyrtare atë sezon duke shënuar një gol dhe duke bërë dy asistime, më shumë i ulur në bankën rezervë që prej transferimit të Eric Dier gjatë afatit kalimtar të janarit.


Tani si 27-vjeçar, Interi mund t’i dhurojë Kim Min-jae mundësinë që ta rivitalizojë karrierën e tij në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve në ‘Giuseppe Meazza’.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, ‘Nerazzurrët’ besojnë se Bayerni do të ishte i hapur që ta lejonte largimin e tij në formë huazimi pa opsion blerje në fund të sezonit.

Para së gjithash, klubet kanë një raport të mirë mes vete falë marrëveshjeve për Yann Sommer dhe Benjamin Pavard verën e kaluar.

Do të ishte një lëvizje që Interi do ta konsideronte seriozisht në rast se ata shesin njërin nga qendërmbrojtësit aktual të ekipit, thënë më sakt Stefan de Vrij.

Reprezentuesi holandez shënoi për ta çuar Holandën në gjysmëfinale të Euro 2024, pasi mposhtën mbrëmë (6 korrik) Turqinë me rezultat 2-1.

De Vrij ka tërhequr interesim nga Superliga e Arabisë veçanërisht nga Al Ittihad andaj gjasat që të shitet këtë verë janë të mëdha./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin në Rusi – gjen golin edhe ndaj Akhmat Groznyt

Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin në Rusi – gjen golin edhe ndaj Akhmat Groznyt

Ligat tjera
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Kalo në kategori