LAJMI I FUNDIT:

Man City ka interesim serioz për njërin nga yjet e Euro 2024 – ai do t’i bënte ata ‘të pandalshëm’

Man City ka interesim serioz për njërin nga yjet e Euro 2024 – ai do t’i bënte ata ‘të pandalshëm’

Manchester City janë të lidhur me një transferim të mundshëm të njërit prej lojtarëve më të dalluar në Euro 2024 sipas raportimeve të fundit. Spanja ka qenë me gjasë ekipi me paraqitjet më të mira deri tani në Euro 2204, duke regjistruar fitore ndaj Shqipërisë, Kroacisë, Italisë dhe Gjeorgjisë.

Mbrëmjen e së premtes ata siguruan një vend në gjysmëfinale të Euro 2024 pasi Mikel Merino nga banka rezervë shënoi një gol dramatik në minutën e 120-të për të eliminuar Gjermaninë dhe duke thyer kështu zemrat e tifozëve gjermanë.

Goli i Merinos me kokë erdhi falë harkimit fantastik të mesfushorit në formë Dani Olmo, i cili hapi serinë e golave në Stuttgart falë finalizimit të një aksioni të bukur.


Lojtari i vlerësuar i Leipzigut, i cili gjithashtu gjeti rrjetën në fitoren me rezultat 4-1 ndaj Gjeorgjisë, edhe një herë tjetër po tërheq interesimin e disa klubeve të mëdha pas paraqitjeve fantastike për klubin dhe kombëtaren.

Në fakt, gazeta gjermane BILD raporton se interesimi i Manchester Cityt për lojtarin është bërë serioz pasi Pep Guardiola është fans i madh i yllit spanjoll.

Olmo thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij me Leipzigun, e cila do të jetë valide deri më datë 15 korrik.

Siç përmendëm më lart, Guardiola e pëlqen shumë lojën e 26-vjeçarit. Pasi mposhtën Dinamo Zagrebin dhe Olmon në Ligën e Kampionëve, trajneri i Cityt kishte dhënë mendimin e tij për spanjollin.

“Ai është një lojtar i madh dhe ka një të ardhme të ndritur natyrisht. Paraqitja e tij sot e tregon këtë. Për transferimin dhe paratë që ai i meriton, kjo nuk është tema”, ka thënë Guardiola në vitin 2019.

“Tema është se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe jam shumë i sigurt se ai është në gjendje të luajë në njërën nga ligat më të forta në Evropë. Shpresoj se nëse Dinamo dëshiron dhe ai dëshiron, mund të ndodhë”, shtoi ai.

Zërat për transferimin e Olmos tek City shtohen edhe më shumë pas raportimeve se Kevin De Bruyne mund të transferohet në Superligën e Arabisë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Ndërkombëtare
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Kalo në kategori