LAJMI I FUNDIT:

“Ushqehem me krimba të miellit” – ylli i Gjermanisë në Euro 2024, Robert Andrich zbulon ushqimin e çuditshëm që është i preferuari i tij

“Ushqehem me krimba të miellit” – ylli i Gjermanisë në Euro 2024, Robert Andrich zbulon ushqimin e çuditshëm që është i preferuari i tij

Ylli i Gjermanisë, Robert Andrich, ka zbuluar se krimbat e miellit janë një nga ushqimet që e ndihmojnë të performojë mirë në Euro 2024.

Andrich ka qenë në formë të mirë për Gjermaninë në Euro 2024, duke filluar të gjitha ndeshjet e skuadrës së tij deri më tani. Ata mundën Danimarkën 2-0 në fazën e parë të eliminimit direkt dhe tani po përgatiten për çerekfinale kundër Spanjës, dhe Andrich ka zbuluar se krimbat e miellit janë një nga ushqimet e tij të preferuara.

Mesfushori mbrojtës ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve, duke e lyer atë në ngjyrë rozë.


Ai thotë se shijon krimbat e miellit sa herë që mundet, por ato janë të paligjshme për t’u importuar në disa vende si Mbretëria e Bashkuar për shmebull. Megjithatë, ato hahen rregullisht në Evropë, sidomos si të pjekura.

Duke folur në një bisedë në YouTube me shokun e skuadrës gjermane, David Raum, ai tha: “Më pëlqejnë krimbat e miellit. Ata janë një burim i mirë proteinash. Në fakt mendoj se janë të mrekullueshëm”.

Gjermania do të luajë kundër Spanjës në çerekfinale sot nga ora 18:00. Një fitore e tyre do t’i dërgonte në gjysmëfinale mes Francës ose Portugalisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Carvajal poston foto në Instagram pas lëndimit, tregon se do t'i mungojë gjatë Realit

Carvajal poston foto në Instagram pas lëndimit, tregon se do t'i mungojë gjatë Realit

La Liga
Flick flet për zemërimet e Lewandowskit dhe Yamalit pas zëvendësimeve

Flick flet për zemërimet e Lewandowskit dhe Yamalit pas zëvendësimeve

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Ansu Fati në janar pritet të largohet nga Barcelona, mësohet destinacioni i tij

Ansu Fati në janar pritet të largohet nga Barcelona, mësohet destinacioni i tij

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Kalo në kategori