LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Po shihet që raportet e Kurtit me ShBA-në nuk janë në nivelin e duhur

Mushkolaj: Po shihet që raportet e Kurtit me ShBA-në nuk janë në nivelin e duhur

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti e thekson se i ka raportet e mira me ShBA-në, por një gjë e tillë sipas tij nuk qëndron.

Mushkolaj në TV Dukagjini u shpreh se kjo argumentohet edhe me mungesën e vizitave zyrtare në ShBA dhe takimeve të rëndësishme.

“Kurti vazhdimisht e ka përsërit që marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme por kanë dalë zyrtarë që e kanë demantu, që kanë tregu që raportet nuk janë të mira. Kjo mund të argumentohet mungesë të takimeve të nivelit të lartë, vizitave zyrtare. Kjo është shenjë që raportet e Kurtit me ShBA nuk janë në nivelin e duhur”.


Analisti thotë se Kurti dëshiron të tregojë sovranistin me Amerkinën

“Me këtë absolutisht nuk pajtohem me qasjen e ka opozita, që e ka armën kryesore ta sulmojë Kurtin… ka plot material me u fokusu, por kjo kohë tri vjet e gjysmë na tregon se megjithatë qasja e Kurtit me ShBA-të, është formësu me idenë se ne jemi shtet sovran e i pavarur, dhe ne mund të bëjmë çfarë të duam brenda kufijve, me veprimet që i marrim, dhe në një formë që ShBA është partner dhe jo domosdoshmërisht duhet me u digju, kështu la të nënkuptohej Kurti”, tha ai.