LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht tensioneve mes Turqisë dhe Gjermanisë shkaku i festës së Demiralit, Erdogan udhëton drejt Berlinit

Pavarësisht tensioneve mes Turqisë dhe Gjermanisë shkaku i festës së Demiralit, Erdogan udhëton drejt Berlinit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të marrë pjesë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian të Turqisë kundër Holandës (të shtunën), ndërsa Ankaraja dhe Berlini shkëmbejnë kritika për gjestin festiv të futbollistit turk, Merih Demiral.

Prania e Erdoganit në ndeshjen e Berlinit u konfirmua për France Press dhe tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak se një mosmarrëveshje e vogël diplomatike mes Turqisë dhe Gjermanisë vazhdon pas festës së Demiralit.

Sulmuesi turk festoi golin e tij në fitoren ndaj Austrisë (2-1) në raundin e 1/16-të duke ngritur duart në ajër në një përshëndetje për “Ujqërit Gri”, një grup ultra-nacionalist turk.


Një veprim i tillë i turkut u dënua edhe nga ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, e cila kritikoi Demiralin, por edhe gjithë opinionin gjerman, ndërsa reagimi u cilësua ksenofobi në Turqi.

Mediat gjermane bënë të ditur se për çdo gjë, Gjermania ftoi ambasadorin turk në Berlin për t’i tërhequr vërejtjen dhe pas kësaj Turqia bëri të njëjtën gjë me ambasadoren gjermane në Ankara, të cilit i është ankuar për kritikat e bëra ndaj Demiralit.

Ylli turk përballet me përjashtimin nga UEFA pasi bëri 'gjest të ndaluar nacionalist' kundër Austrisë
Lexo po ashtu Ylli turk përballet me përjashtimin nga UEFA pasi bëri 'gjest të ndaluar nacionalist' kundër Austrisë

Kujtojmë se Demiral mund të dënohet për përshëndetjen me “Ujqërit Gri”, por nuk pritet që UEFA t’a ndalojë të luajë në çerekfinale, por një dënim tjetër.

Ndeshja mes Turqisë dhe Holandës është caktuar të zhvillohet të shtunën në orën 21:00 në stadiumin Olimpik të Berlinit.

Kush janë “Ujqërit Gri”?

Gjesti i dorës, në të cilin gishti tregues dhe gishti i vogël vendosen në formën e veshëve, dhe gishti i mesit dhe gishti i unazës shtypen pas gishtit të madh, zakonisht shpreh përkatësinë dhe simpatinë për lëvizjen “Ujqërit gri” dhe ideologjinë e tyre. Krahu politik i lëvizjes, MHP, nuk është vetëm parti parlamente turke, por është gjithashtu një partner koalicioni i AKP-së, partia e presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan.

“Ujqërit Gri” janë të ndaluar në Francë, ndërsa përshëndetja e tyre është e ndaluar në Austri. Asnjëra nuk është e ndaluar në Gjermani, por Zyra Gjermane për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues monitoron degët e tyre. Ajo e konsideron atë grup “një kërcënim të rëndësishëm për rendin demokratik”. Në raportin e Shërbimit të vitit 2023, ideologjia e “Ujqërit Gri” i atribuohet “nacionalizmit të tepruar dhe urrejtjes në baza grupore”, pra racizmit dhe antisemitizmit.

Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes
Lexo po ashtu Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Pas sulmit të organizatës terroriste Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, veçanërisht grupet e çorganizuara të “Ujqërve Gri” dolën menjëherë në anën e palestinezëve dhe militantëve islamik të Hamasit. Ata sfidojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe justifikojnë sulmet e Hamasit.

Me më shumë se 12 mijë mbështetës, “Ujqërit Gri” janë një nga grupet më të mëdha ekstremiste të krahut të djathtë në Gjermani. Disa nga mbështetësit e tyre nuk i shmangen kërcënimeve me vdekje ndaj politikanëve gjermanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori