LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Pas vetëm një sezoni të plotë në klub, Joselu është shtuar në seksionin e legjendave të faqes së internetit të Real Madridit.

Real Madrid shijoi një tjetër sezon historik në 2023/24, duke fituar titullin e tyre të 36-të në La Liga dhe trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve.

Çelësi i suksesit të tyre, ishte sulmuesi spanjoll Joselu, i cili u ribashkua me klubin si huazim nga Espanyol në fillim të sezonit, pasi luajti për një kohë të shkurtër për klubin në 2011/12.


Por, pasi 34-vjeçari u konfirmua se do të largohej nga kampionët e Spanjës për në Katar Al-Gharafa, Real Madrid e ka futur atë në rubrikën e legjendave të faqes së internetit të klubit.

Pavarësisht se shënoi 17 gola dhe asistoi në tri në 49 paraqitjet e tij, tifozët janë të ndarë në etiketën e Joselut si një legjendë e klubit së bashku me lojtarë si Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Duke shkruar në X, një tifoz tha: “Ai dygolësh kundër Bayernit tashmë i dha atij statusin legjendar”.

Një tjetër shtoi: “Po. Ai e meriton atë vend. Njeriu bëri më shumë në një vit sesa ajo që bëri Hazard në të gjithë karrierën e tij në Real Madrid”.

Por jo të gjithë tifozët ranë dakord, me disa që argumentojnë se periudha e shkurtër e sulmuesit në klub nuk e kualifikon atë për t’u emëruar një legjendë, pavarësisht nga rëndësia e tij sezonin e kaluar.

Një fans shkroi: “Aq sa e dua Joselun, kjo nuk është e drejtë, kaloi vetëm një sezon me ne dhe ai konsiderohet si një legjendë?”.

Një tjetër shtoi: “Joselu si legjendë? Real Madrid a je serioz?”.

Dhe një fans nuk e mbajti zemërimin e tyre, duke shkruar: “Dikush ta shpjegojë këtë gjë? Një arsye e vlefshme për këtë? Vetëm sepse pati fat një lojë?”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ligat tjera
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

La Liga
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Serie A
Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Formula 1
Kalo në kategori