Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka reaguar pas njoftimit se Serbia ka arrestuar një qytetar të dyshuar për “krime lufte” ndaj ushtrisë “jugosllave” në vitin 1999 në Koshare.
Haxholli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të vetmit të kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat militare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe.
“Është për keqardhje që Serbia, vendi me historinë më të freskët të krimeve të luftës dhe gjenocidit, nuk dinë të ndalur me arrestimet, siç bëri para pak kohësh, dhe siç ka bërë edhe sot, sipas një njoftimi ende të pakonfirmuar që i është dërguar mediave në Beograd, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.”, ka shkruar Haxholli, transmeton Telegrafi.
Më tek Haxholli ka thënës, se “sipas njoftimit të tillë të ndarë me mua nga njerëz vullnetmirë, Ivica Daçiq, i ka njoftuar mediat sot për ndalimin e një qytetari me iniciale F.K i lindur më 1968, dhe kjo sipas njoftimit gjoja duke e ngarkuar për ngjarje gjatë periudhës maj të vitit 1999, në luftën e lavdishme të UÇK-së në Koshare”.
“Të vetmit që kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat militare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe, dhe nëse dikush duhet ndjekur për krime lufte në Kosovë dhe Koshare, ai do të duhej të jetë pjesëtarë i atyre forcave”, ka shkruar ai.
Haxholli thotë se “Daçiq edhe pas 30 vitesh mund të mbijetoj në politikën serbe edhe me këto mësymje, por Kosova ka fituar përjetësisht në luftë dhe në paqe kundër Serbisë”.
“Lavdi UÇK-së. Lavdi Heroit Agim Ramani dhe të gjithë të rënëve në Koshare. Lavdi të gjithë atyre që luftuan kundër forcave serbe në Koshare dhe në të katër anët e Kosovës”, ka shkruar Haxholli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit
Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?
Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit
Rama del nga spitali, shefi i Kirurgjisë flet për gjendjen e Kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri