LAJMI I FUNDIT:

“Është një nga ditët më të trishta të jetës sime, vështirë të gjesh fjalët e duhura” – Baumgartner përshkruar eliminimin e Austrisë

“Është një nga ditët më të trishta të jetës sime, vështirë të gjesh fjalët e duhura” – Baumgartner përshkruar eliminimin e Austrisë

Austria luajti një Kampionat Evropian mjaft të mirë, por rrugëtimi i ekipit të drejtuar nga Ralf Rangnick u mbyll në raundin e parë të eliminimi direkt, pas humbjes nga Turqia me rezultat 2-1.

Trishtim ishte i madh në kampin austriak dhe këtë e ka treguar edhe Christoph Baumgartner, i cili e cilësoi mbrëmjen e së martës si momentin më të vështirë të jetës.

“Është një nga ditët më të trishta të jetës sime. Është vërtet e vështirë të gjesh fjalët e duhura… Donim ta fitonim këtë ndeshje, dhamë gjithçka që kishim, por në fund nuk mjaftoi. Është vërtet një ditë e trishtuar për ne”.


“Presingu ynë nuk ishte aq i mirë dhe pësuam gola nga goditjet standarde. Ishim pa fat, por ne reaguam. Kemi karakter, nuk dorëzohemi kurrë. Në fund patëm disa mundësi të shkëlqyera për të barazuar ndeshjen, sidomos unë, por nuk ishte e thënë”.

“Është vërtet e vështirë të përshkruaj atë që ndjej. Nuk ndjej asgjë, zero… Është e vështirë, por brenda pak ditësh do të kuptojmë se kemi luajtur një kampionat evropian të shkëlqyer. Jo sot, as nesër. Do të na duhet pak kohë”, deklaroi Baumgartner.

24-vjeçari iu afrua shumë golit në minutat shtesë falë një gjuajtjeje të bukur me kokë, por edhe më e bukur ishte edhe pritja e portierit Mert Gunok, i cili shfaqi reflekse fantastike duke vulosur fitoren e turqve. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ligat tjera
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

La Liga
Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Serie A
Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Formula 1
Kalo në kategori