LAJMI I FUNDIT:

Frankfurt po e huazon Simonin për të pasur më shumë hapësira

Frankfurt po e huazon Simonin për të pasur më shumë hapësira

Simon Simoni pritet të bëhet me skuadër të re, por vetëm për një sezon si i huazuar.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është pjesë e Eintracht Frankfurtit, megjithatë ende nuk ka debutuar me ekipin e parë.

Reprezentuesi shqiptar nga sezoni i ardhshëm do të ketë më shumë hapësira në ekipin e parë, por në Bundesliga 3 të Gjermanisë.


Drejtuesit e Eintracht Frankfurt kanë vendosur që ta huazojnë “gardiani” kuqezi tek skuadra e Ingolstadt.

Te Frankfurt besojnë shumë tek cilësitë e Simonit, të cilit i kanë ofruar dhe një rinovim të kontratës, ndërsa në anën tjetër kanë arritur marrëveshjen me skuadrën që militon në ligën e tretë të Gjermanisë, në mënyrë që të marrë minuta e të jetë në formë, që edicionin e ardhshëm të jetë një alternativë me potencial për portën e Eintracht Frankfurt.

Duke qenë vetëm 19-vjeç, Simoni konsiderohet si një portier me të ardhme të madhe, ndaj te Eintracht Frankfurt po e trajtojnë me shumë kujdes portierin e lindur në Lezhë.

Simoni do të jetë portieri i parë i Ingolstadt në sezonin e ri dhe nëse gjërat shkojnë mirë, edicionin e ardhshëm nuk do ishte aspak çudi që ta shohim të mbrojë kuadratin e një prej skuadrave më të mëdha në Gjermani si Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Holandës i jepet një avantazh i madh pasi UEFA goditi Anglinë për ndeshjen gjysmëfinale

Holandës i jepet një avantazh i madh pasi UEFA goditi Anglinë për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Gjyqtari i Ligës Premier largohet nga Euro 2024 pas peticioni afër gjysmë milioni nënshkrime për ndëshkim dhe ripërsëritje të ndeshjes

Gjyqtari i Ligës Premier largohet nga Euro 2024 pas peticioni afër gjysmë milioni nënshkrime për ndëshkim dhe ripërsëritje të ndeshjes

Përfaqësueset
Diçka që e dinte vetëm Leverkuseni dhe atë që mori Granit Xhaka kundër Italisë - mjeku zviceran zbulon të gjitha detajet

Diçka që e dinte vetëm Leverkuseni dhe atë që mori Granit Xhaka kundër Italisë - mjeku zviceran zbulon të gjitha detajet

Përfaqësueset
Rrjedhin 'taktikat sekrete' të Anglisë para ndeshjes me Holandën - Southgate nuk përmbahet

Rrjedhin 'taktikat sekrete' të Anglisë para ndeshjes me Holandën - Southgate nuk përmbahet

Përfaqësueset
Ndizet gara për triumfin në Euro 2024: Zbulohet kombëtarja favorite për të marrë trofeun në shtëpi

Ndizet gara për triumfin në Euro 2024: Zbulohet kombëtarja favorite për të marrë trofeun në shtëpi

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës me 'kërcënime' – kërkon rritje të pagës ose do të largohet falas

Ylli i Barcelonës me 'kërcënime' – kërkon rritje të pagës ose do të largohet falas

La Liga
Kalo në kategori