LAJMI I FUNDIT:

U futën në dasmë me armë në dorë, qëllojnë me revole në kokë dhëndrin – policia amerikane në kërkim të dyshuarve

U futën në dasmë me armë në dorë, qëllojnë me revole në kokë dhëndrin – policia amerikane në kërkim të dyshuarve

Një dasmë e organizuar në oborrin e një shtëpie private në St. Louis të SHBA u shndërrua në makth, kur dy burra të maskuar u futën në pronë dhe qëlluan me revole në kokë dhëndrin, ka njoftuar policia amerikane.

Tani 32-vjeçari Francisco Gonzalez po lufton për jetë në spital. Të shtënat ndodhën të shtunën derisa po zhvillohej ceremonia e martesës, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë në St. Louis, dhjetëra dasmorë ishin mbledhur në oborrin e shtëpisë, kur dy burra të veshura me rroba të skijimit u futën në pronë dhe filluan grabitjen.


Policia tha se njëri prej të dyshuarve u ishte afruar dasmorëve, duke ua kontrolluar xhepat, derisa tjetri mbante revolen në dorë duke qëndruar prapa Gonzalezit që ia kishte drejtuar revolen në kokë.

Yaribeth Pena, motra e nuses tha se ajo kishte vrapuar për të kërkuar ndihmë momentin kur burri i maskuar u fut në oborr.

“Ishte moment i tmerrshëm”, tha ajo.

Pena theksoi se kishte dëgjuar të shtëna dhe pa se dhëndri i saj ishte qëlluar me plumb në kokë. Ai tani po lufton për jetë në spitalin e qytetit.

Dyshja janë së bashku për më shumë se një dekadë dhe kanë dy fëmijë.

“Ai është njeri familjar. I do shumë fëmijët e di dhe do të bënte gjithçka për ta”, shtoi Pena.

Kamerat e sigurisë kishin kapur shkurt dy burra duke ecur drejt shtëpisë dhe më pas duke u larguar me shpejtësi.

Deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar lidhur me këtë sulm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjatë stërvitjes kadeti meksikan hidhet me parashutë nga helikopteri, nuk i hapet dhe bie për vdekje - pamje nga momenti rrëqethës

Gjatë stërvitjes kadeti meksikan hidhet me parashutë nga helikopteri, nuk i hapet dhe bie për vdekje - pamje nga momenti rrëqethës

Amerika Latine
Drogë, vetura të shtrenjta e jetë të shthurur, gjithçka që duhet të dini për “elitën” e krijuar nga Aleksander Vuçiq në Serbi

Drogë, vetura të shtrenjta e jetë të shthurur, gjithçka që duhet të dini për “elitën” e krijuar nga Aleksander Vuçiq në Serbi

Serbia
Erdogan hyri në zhveshtoren e Turqisë, zbulohet se çfarë u tha lojtarëve pas eliminimit nga Euro 2024

Erdogan hyri në zhveshtoren e Turqisë, zbulohet se çfarë u tha lojtarëve pas eliminimit nga Euro 2024

Turqia
Vuçiq mendon se zgjedhja e estonezes Kaja Kallas “do ta bëjë Rusinë edhe më agresive” ndaj Perëndimit

Vuçiq mendon se zgjedhja e estonezes Kaja Kallas “do ta bëjë Rusinë edhe më agresive” ndaj Perëndimit

Evropa
Pamje të reja, momenti kur raketat ruse godasin direkt spitalin e fëmijëve në Kiev

Pamje të reja, momenti kur raketat ruse godasin direkt spitalin e fëmijëve në Kiev

Evropa
I jep fund thashethemeve, Biden thotë se do të qëndrojë në garë

I jep fund thashethemeve, Biden thotë se do të qëndrojë në garë

Amerika
Kalo në kategori