LAJMI I FUNDIT:

Franca merr një goditje të rëndë – top ylli do të humbasë ndeshjen ndaj Portugalisë

Franca merr një goditje të rëndë – top ylli do të humbasë ndeshjen ndaj Portugalisë

Kombëtarja e Francës ka marrë një goditje të rëndë pasi mesfushori Adrien Rabiot nuk do të jetë në dispozicionin e tyre për ndeshjen çerekfinale ndaj Portugalisë të premten.

Ylli i Juventusit do të jetë i suspenduar për këtë takim pasi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Belgjikës.

Rabiot, kontrata e të cilit në Turin skadoi më datë 30 qershor, bëri një ndërhyrje të ashpër në Jeremy Dokun duke e detyruar gjyqtarin ta ndëshkojë atë.


29-vjeçari ka qenë shumë vital për Francën duke bërë 47 paraqitje me fanellën e tyre. Ai nuk ishte pjesë e ekipit që fitoi Botërorin e vitit 2018, por ishte konsistent me paraqitjet e tij drejt finales së 2022-ës, duke humbur vetëm një ndeshje për shkak të gripit.

Deschamps e vlerëson Euro 2024 si një nivel të lartë, ka disa fjalë për sulmuesit e tij
Lexo po ashtu Deschamps e vlerëson Euro 2024 si një nivel të lartë, ka disa fjalë për sulmuesit e tij

Euro 2024 ishte gara në të cilën ai e fitoi fanellën e titullarit, duke e nisur nga minuta e parë në çdo ndeshje të Francës. Sidoqoftë, pasi mori karton të verdhë në minutën e 24-të, ai nuk do të luajë ndaj Portugalisë.

Mesfushori i bëri të qarta ndjenjat e tij në një intervistë për RMC Sport, duke zbuluar se është i zhgënjyer me vetveten.

“Unë ndihem i neveritur që kam marrë këtë të verdhë. Unë mendoj se referimi në fillim të ndeshjes ishte paksa i limituar, por kam besimin tek djemtë në bankën rezervë dhe do të jem mbrapa tyre”, ka thënë Rabiot.

Sipas një raportimi nga ESPN, Didier Deschamps do ta zëvendësojë Rabiotin me njërin prej Eduardo Camavingas ose Youssouf Fofana./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Përfaqësueset
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Përfaqësueset
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Përfaqësueset
Kalo në kategori