LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen reshje të rrëmbyeshme dhe erë e fortë në RMV

Paralajmërohen reshje të rrëmbyeshme dhe erë e fortë në RMV
Foto: Ilustrim

Në dy ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, kryesisht më freskët, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nesër përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë veriore, ndërsa nga e premtja pritet mot më i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.

Pasdite dhe gjatë natës në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në disa pjesë lokale do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 27 deri në 35 gradë celsius.


Moti në Shkup do të jetë pjesërisht me vranësira, pasdite dhe gjatë natës me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër. Temperatura do të arrijë deri në 31 gradë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

Drejtësi
Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Lajme
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Lajme
Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Politikë
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Lajme
Kalo në kategori