LAJMI I FUNDIT:

Një mesazh frymëzues nga guvernatori i parë i distriktit shqipëfolës 2485 të Rotary International

Një mesazh frymëzues nga guvernatori i parë i distriktit shqipëfolës 2485 të Rotary International

Nga sot fillon punën Distrikti shqipfolës 2485 si pjesë e familjes së madhe të Rotary International, në Shqipëri e Kosovë.

Këtë e bëri të ditur përmes një video mesazhi guvernatori i parë i Distriktit 2485, Butrint Batalli, i cili falënderoi të gjithë rotarianët, rotatorët si dhe interaktorët të Distriktit 2485, në Shqipëri e Kosovë për kontributin e dhënë.

Batalli tha se duke u bazuar në ekipin e tij këtë vit do të bëjnë ndryshime të mëdha.


“Ndërsa fillojmë ditën e parë të punës në distriktin shqipfolës 2485, si pjesë e familjes së madhe të Rotary International, ne nderojmë trashëgiminë e atyre që kanë hapur rrugën dhe kanë punuar që në orët e para të aktiviteteve rotarian në Shqipëri dhe Kosovë e deri më sot. Rotary nuk është vetëm një organizatë, është një lëvizje që transformon jetën. Edhe distrikti shqip-folës 2485 nuk është vetëm një emër, tani jemi një familje e madhe.

Shqipëria dhe Kosova bashkohen në 'Rotary International': Një ditë e rëndësishme për shqiptarët
Lexo po ashtu Shqipëria dhe Kosova bashkohen në 'Rotary International': Një ditë e rëndësishme për shqiptarët

Ai po ashtu tha se: “Tema jonë e këtij viti të parë nën udhëheqjen e presidentes së Rotary International, Stefani Urçik është Magjia Rotary, e cila përmbledh fuqinë transformuese të përpjekjeve tona kolektive”. /Telegrafi/