Chega, partia e ekstremit të djathtë portugez, i është bashkuar “Patriotëve për Evropën”, aleancën e re nacionaliste të nisur nga kryeministri hungarez Viktor Orbán.
“Presidenti i Chega-s njoftoi qëllimin e tyre për të qenë pjesë e këtij koalicioni sovran”, ka thënë zëdhënësi i Orban të hënën, duke njoftuar lajmin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Përpara konfirmimit, André Ventura i Chega-s e kishte përshkruar themelimin e lëvizjes si një “mundësi historike” për të ndërtuar një “alternativë” politike dhe për të bashkuar të djathtën.
“Ky grup është qartë kundër Ursula von der Leyen dhe António Costa”, tha Ventura, duke iu referuar votës kundër të Orbanit gjatë marrëveshjes së javës së kaluar për postet kryesore të BE-së.
Pas ditësh spekulimesh, formimi i “Patriotëve për Evropën” u njoftua të dielën nga lideri hungarez, i rrethuar nga Andrej Babiš, ish-kryeministri i Çekisë dhe Herbert Kickl, lideri i Partisë së Lirisë (FPÖ) të ekstremit të djathtë të Austrisë.
“Ajo që evropianët duan janë tri gjëra: paqja, rendi dhe zhvillimi”, tha Orbán në prezantimin në Vjenë. “Dhe ajo që ata po marrim nga elita në Bruksel sot është lufta, migrimi dhe stagnimi”.
Siç vënë në pah mediat, aleanca synon të maksimizojë ndikimin e saj duke ngritur një grup të ri në Parlamentin Evropian.
Por kjo kërkon një minimum prej 23 eurodeputetësh nga të paktën shtatë shtete anëtare.
Dhe shtimi i Chega-s, me dy ligjvënës, e sjell aleancën një hap më pranë përmbushjes së kërkesës së shtatë vendeve.
Së bashku, të katërt përfshijnë 26 eurodeputetë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Çka është “Projekti 2025” nga i cili po mundohet të distancohet Trumpi?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/24b9f9a2-0aa3-4747-9f38-f493d489c55b-380x233.jpg)
Çka është “Projekti 2025” nga i cili po mundohet të distancohet Trumpi?
![Ukrainasit pretendojnë se mbrëmë vranë 1260 ushtarë rusë dhe rrëzuan 24 dronë Shahed](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_1-27-380x233.jpg)
Ukrainasit pretendojnë se mbrëmë vranë 1260 ushtarë rusë dhe rrëzuan 24 dronë Shahed
![Hungaria anuloi vizitën e ministres së Jashtme të Gjermanisë – Scholz kishte kritikuar Orbanin për takimin me Putinin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_1-29-380x233.jpg)
Hungaria anuloi vizitën e ministres së Jashtme të Gjermanisë – Scholz kishte kritikuar Orbanin për takimin me Putinin
![Zgjedhjet në Britani të Madhe - çfarë ka ndodhur dhe çka pritet më pas?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/farage-sunak-starmer-380x233.jpg)
Zgjedhjet në Britani të Madhe - çfarë ka ndodhur dhe çka pritet më pas?
![OBSH: Pluhuri i talkut dyshohet se shkakton kancer tek gratë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/142110_Woman-holding-talcum-powder-380x233.jpg)
OBSH: Pluhuri i talkut dyshohet se shkakton kancer tek gratë
![Irani ka zgjedhur për president të ri njeriun që ka premtuar afrim me Perëndimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/masoud-pezeshkian-380x233.jpg)
Irani ka zgjedhur për president të ri njeriun që ka premtuar afrim me Perëndimin
![Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/orban-putin-1-380x233.jpg)
Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi
![Nga një rini e trazuar në kryeministër britanik - kush është Sir Keir Starmer?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/sir-keir-starmer-380x233.jpg)
Nga një rini e trazuar në kryeministër britanik - kush është Sir Keir Starmer?
![Dronët ukrainas sulmojnë disa depo nafte ruse në rajonin e Krasnodarit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_5-10-380x233.jpg)
Dronët ukrainas sulmojnë disa depo nafte ruse në rajonin e Krasnodarit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-235516-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
![A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-202747-380x233.png)
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
![Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mikel-merino-380x233.jpg)
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
![Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/pedri-1-380x233.jpg)
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
![Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/PoliciaTetove-1-380x233.png)
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
![Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ponos-vucic-380x233.jpg)
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën