LAJMI I FUNDIT:

Shkon në vazhdime sfida Portugali-Slloveni, Ronaldo tentoi nga të gjitha anët, por pa rezultat

Shkon në vazhdime sfida Portugali-Slloveni, Ronaldo tentoi nga të gjitha anët, por pa rezultat

Ka shkuar në vazhdime ndeshja mes Portugalisë dhe Sllovenisë në kuadër të 1/8 së finales në Europ 2024, pasi për më shumë se 90 minuta lojë nuk pati gola.

Pas vetëm pesë minutash lojë, portugezët rrezikuan me anë të Ruben Dias, me gjuajtjen e tij që përfundoi afër shtyllës së djathtë.

Një rast të mirë shënimi lëshoi edhe Bruno Fernandes (13’), që nuk e arriti pasimin e Bernado Silvës për të realizuar nga afër.


Në minutën e 34-të, Cristiano Ronaldo tentoi nga gjuajtja e lirë, por vetëm shtylla horizontale shpëtoi Slloveninë.

Edhe në 45 minutat e dytë, portugezët ishin më të mirë, por që ylli i Al Nassr vazhdoi ta tepronte me goditjet e tij të paefektshme nga gjuajtjet e lira.

Në minutën e 47-të, Bernardo Silva rrezikoi, por që gjuajtja e tij brenda zonës u bllokua.

Ronaldo (55’) tentoi nga gjuajtja e lirë, por që Jan Oblak ishte në vend dhe bëri një pritje fantastike.

Benjamin Sesko e pati shansin e artë që të kalonte Slloveninë në epërsi, mirëpo nuk ia doli të gjuante saktë në portën e Portugalisë.

Portugezët intensifikuan sulmet e tyre, por sërish nuk kishte efekt, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime dhe do të luhen dy herë nga 15 minuta, ndërsa do synohet shmangia e penalltive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Përfaqësueset
Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Përfaqësueset
Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Përfaqësueset
Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Përfaqësueset
Kalo në kategori