De Bruyne humbet durimin dhe e quan gazetarin “budalla” për pyetjen që i bëri
![De Bruyne humbet durimin dhe e quan gazetarin “budalla” për pyetjen që i bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/de-bruybe-780x439.jpg)
Kevin De Bruyne e ka humbur durimin e tij kur një gazetar i bëri atij një pyetje pas eliminimit të Belgjikës nga Euro 2024.
Belgjika pësoi humbje me rezultat 1-0 ndaj Francës në fazën e 1/8 së finales, duke marrë fund kështu Kampionati Evropian për ta.
Që të dyja ekipet ishin larg nga versioni i tyre më i mirë duke arritur të bëjnë vetëm dy gjuajtje në drejtim të portës, me Francën që iu nevojit një autogol i Jan Vertonghen për të kaluar tutje.
Ishte një kampanjë zhgënjyese për Belgjikë, të cilët përkundër se pësuan humbje të mëdha gjatë viteve të fundit, sërish konsideroheshin si një ndër kombëtaret që mund të shkaktonin befasi.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Francën, De Bruyne humbi durimin e tij me një gazetar i cili e pyeti ata për dështimin e “gjeneratës së artë” të Belgjikës.
“Stupid”: Kevin De Bruyne angry after a question about his “golden generation” who didn’t win anything #belgium #frabel #euro2024 pic.twitter.com/7z7bOzsbh1
— JS Grond-Tran (@JS_Grond) July 1, 2024
Gazetari e pyeti: A është e vështirë që gjenerata e artë nuk e ka arritur asnjë finale?
De Bruyne iu përgjigj: Çfarë është gjenerata e artë?
Gazetari iu kundërpërgjigj: E juaja!, para se kapiteni i Belgjikës të kthehej me një përgjigje tjetër: E juaja? Dhe ju thoni Franca, Anglia, Spanja dhe Gjermania nuk është një gjeneratë e artë? Në rregull, faleminderit.
De Bruyne menjëherë u ngrit nga karrigia e tij dhe gjatë daljes së tij kamerat e kapën duke tundur kokën dhe duke thënë : Budalla./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Demiral-Montella-380x233.jpg)
Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral
![Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lineker-ronaldo-380x233.jpg)
Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së
![Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/germany-380x233.jpg)
Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane
![Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/girona-fc-1-380x233.jpg)
Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve
![A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-202747-380x233.png)
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
![Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/spanja-de-la-fuente-380x233.jpg)
Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-235516-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
![A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-202747-380x233.png)
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
![Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mikel-merino-380x233.jpg)
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
![Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/pedri-1-380x233.jpg)
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
![Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/PoliciaTetove-1-380x233.png)
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
![Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ponos-vucic-380x233.jpg)
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën