LAJMI I FUNDIT:

Bellingham pritet të përjashtohet për ndeshjen çerekfinale të Anglisë kundër Zvicrës

Bellingham pritet të përjashtohet për ndeshjen çerekfinale të Anglisë kundër Zvicrës

Goditja dramatike e Jude Bellingham në kohën shtesë e shpëtoi Anglinë nga një eliminim i hershëm dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime kundër Sllovakisë.

Harry Kane realizoi gol me të filluar vazhdimet për rezultatin 2-1, për të kaluar kështu në çerekfinalet e Euro 2024.

Mes emocioneve intensive, festimi i golit të Bellingham, i cili përfshinte një gjest të shëmtuar që dukej i drejtuar nga bankina ose tifozët sllovakë, u bë shpejt virale.


Megjithatë, pas ndeshjes, Bellingham sqaroi se atë veprim nuk e bëri ndaj bankinës së Sllovakisë.

“Ishte vetëm një gjest shaka e brendshme ndaj disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë veçse respekt për mënyrën se si luajti sonte skuadra e Sllovakisë”, shkroi anglezi në rrjetet sociale.

Por, tashmë janë hapur hetime se për kë e kishte atë veprim Bellingham dhe nëse shpallet fajtor, mund të mungojë së paku në ndeshjen ndaj Zvicrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët

Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët

Përfaqësueset
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos

Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos

Përfaqësueset
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit

Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit

Përfaqësueset
Penalltitë vendosën gjysmëfinalistin - Franca kalon tutje, Ronaldo dhe Portugalia eliminohet nga Euro 2024

Penalltitë vendosën gjysmëfinalistin - Franca kalon tutje, Ronaldo dhe Portugalia eliminohet nga Euro 2024

Përfaqësueset
Dramë në minutën e 120-të: Mikel Merino bëhet “hero” dhe çon Spanjën në gjysmëfinale

Dramë në minutën e 120-të: Mikel Merino bëhet “hero” dhe çon Spanjën në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Kalo në kategori