LAJMI I FUNDIT:

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

David Alaba mund të largohet papritur nga Real Madridi pas tre viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.

Qendërmbrojtësi austriak ka luajtur vetëm 17 deshje këtë edicion me Los Blancos dhe për shkak të një lëndimi të rëndë ai ka humbur pjesën më të madhe të sezonit.

Megjithatë nga sezoni i ardhshëm hapësirat për të pritet të jenë më të pakta te Los Blancos dhe mediat në Spanjë dhe Austri kanë raportuar se largimi i tij nga Reali është mëse i mundur.


David Alaba do të jetë në Euro 2024 me Austrinë, por jo si lojtar - mësohet arsyeja pse ekipi kombëtar austriak nuk mundet pa të
Lexo po ashtu David Alaba do të jetë në Euro 2024 me Austrinë, por jo si lojtar - mësohet arsyeja pse ekipi kombëtar austriak nuk mundet pa të

Carlo Ancelotti për qendër të mbrojtejs ka dyshen Eder Militao dhe Antonio Rudiger dhe ardhja e Leny Yoros do ta bënte austriakun mbrojtësin e katërt në hierarki të skuadrës.

32-vjeçari është i njoftuar për pozitën që ka te Reali dhe kësisoj largimi nuk është i pamundur përkundër se ka kontratë me madrilenët deri në verën e vitit 2026.

Ofertë e papritur nga Arabia për një titullar të Real Madridit
Lexo po ashtu Ofertë e papritur nga Arabia për një titullar të Real Madridit

Reali po pret ofertën e duhur dhe nëse ajo vije nga ndonjë klub evropian ose nga Arabia Saudite, atëherë do të vendos për shitjen e austriakut.

Gjatë tre viteve qëndrim në Madrid, Alaba ka zhvilluar 102 ndeshje zyrtare ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Dramë në minutën e 120-të: Mikel Merino bëhet “hero” dhe çon Spanjën në gjysmëfinale

Dramë në minutën e 120-të: Mikel Merino bëhet “hero” dhe çon Spanjën në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Spanjë 2-1 Gjermani

Notat e lojtarëve, Spanjë 2-1 Gjermani

Përfaqësueset
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Publikohen më shumë foto të Messit me Yamal kur ishte vetëm 6 muajsh – Leo në fakt po e lante talentin e madh

Publikohen më shumë foto të Messit me Yamal kur ishte vetëm 6 muajsh – Leo në fakt po e lante talentin e madh

La Liga
Arrihet

Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri

Premier League
Kalo në kategori