LAJMI I FUNDIT:

Gjermania rrit eksportet e armëve me 30 për qind në gjysmën e parë të vitit, një e treta shkon në Ukrainë

Gjermania rrit eksportet e armëve me 30 për qind në gjysmën e parë të vitit, një e treta shkon në Ukrainë

Volumi i licencave të eksportit për pajisje ushtarake të lëshuara nga qeveria gjermane në gjysmën e parë të 2024, arriti në të paktën 7.48 miliardë euro, pjesa dërrmuese e të cilave ishin të destinuara për Ukrainën.

Kjo është përgjigje nga Ministria Federale e Gjermanisë për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik ndaj një kërkese të Sevim Dağdelen, anëtare e Bundestagut nga partia e ekstremit të majtë Bündnis Sahra Ëagenknecht (BSË ose Sahra Ëagenknecht Aleance, transmeton Telegrafi.

Bazuar në të dhënat zyrtare, qeveria gjermane ka autorizuar eksportin e mallrave ushtarake me vlerë të paktën 7.48 miliardë euro nga 1 janari deri më 18 qershor.


Armët përbënin 5.52 miliardë euro nga kjo shumë, e ndjekur nga 1.96 miliardë euro për pajisjet e tjera ushtarake.

Shifra totale është 30 për qind më e lartë se vlera e armëve të eksportuara në gjysmën e parë të 2023.

Në të njëjtën kohë, pothuajse dy të tretat e eksporteve – 65 për qind, ose 4.88 miliardë euro – ishin të destinuara për Ukrainën.

Pesë përfituesit më të mëdhenj të armëve gjermane përfshijnë gjithashtu Singaporin (1.21 miliardë euro), Indinë (153.75 milionë euro), Arabinë Saudite (132.48 milionë euro – për herë të parë pas një kohe të gjatë) dhe Katarin (100 milionë euro).

Vitin e kaluar, eksportet gjermane të armëve arritën një nivel historik prej 12.2 miliardë euro, duke përfshirë 4.4 miliardë euro në shitjet e armëve në Ukrainë.

Në tre muajt e parë të vitit 2024, Gjermania miratoi eksportet e armëve në Ukrainë me vlerë 3.54 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Rrjedhë” videoja e Trumpit në të cilën pretendon se Biden po largohet nga gara presidenciale: E di kush do ta zëvendësojë, ajo është më e mirë, por patetike

“Rrjedhë” videoja e Trumpit në të cilën pretendon se Biden po largohet nga gara presidenciale: E di kush do ta zëvendësojë, ajo është më e mirë, por patetike

Amerika
Tentoi t’ia vjedhë telefonin avokatit amerikan derisa po shijonte hamburgerin, hajni nuk e dinte se ai ishte praktikues i jiu-jitsu

Tentoi t’ia vjedhë telefonin avokatit amerikan derisa po shijonte hamburgerin, hajni nuk e dinte se ai ishte praktikues i jiu-jitsu

Amerika
Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington

Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington

Amerika
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Azia
Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Botë
Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Evropa
Kalo në kategori