LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së sot do të diskutojë për kuadrot drejtuese dhe rritjen lineare të pensioneve

Qeveria e RMV-së sot do të diskutojë për kuadrot drejtuese dhe rritjen lineare të pensioneve

Sot me datë 28.06.2024 (e premte) duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet seanca e parë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në seancë, ndër të tjera, do të diskutohet për propozimin për rritje lineare të pensioneve, si dhe për emërimin e kuadrit drejtues në disa institucione shtetërore.

Kuvendi të dielën me 77 vota “për” dhe 22 vota “kundër” zgjodhi qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga OBRM-PDUKM, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. Deputetët e LSDM-së dhe “Të Majtës” votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e lëshoi seancën pak para përfundimit të saj.


Në qeverinë e re janë gjithsej 20 ministri, ndërsa qeveria ka 24 anëtarë. Përveç kryeministrit janë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol. Mickoski ka pesë zëvendës apo zv. kryeministra dhe njëri prej tyre do të jetë “zëvendëskryeministër i parë”. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori