LAJMI I FUNDIT:

Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

Mëngjesin e sotëm (e premte) u mbajt raundi i dytë i draftit të NBA në Barclays Center në Brooklyn, ku u shkrua historia, sepse Los Angles Lakers draftuan Bronny James (19-vjeçar), i cili duhet të luajë me babanë e tij të famshëm LeBron James (39-vjeçar).

Bronny u zgjodh me zgjedhjen e 55-të nga Lakers pasi humbi një zgjedhje në raundin e parë të mërkurën, por tani ai dhe babai i tij do të bëjnë historinë e NBA.


Domethënë, të dy do të jenë baba e bir që do të luajnë së bashku në NBA për të njëjtin ekip dhe për herë të parë, duke përmbushur ëndrrën e kahershme të LeBron.

Lajmi i konfimua nga faqja zyrtare e njërit nga klubet më të mëdha në NBA.

Sipas ESPN, LeBron ishte “shumë emocionues” në momentin kur djali i tij u zgjodh nga Lakers dhe familja James u mblodh në Nju Jork për një darkë ku ndoqën raundin e dytë të draftit të NBA.

View this post on Instagram

A post shared by 👑 (@kingjames)

Gjithashtu, LeBron ka postuar në Instagram një foto me djalin e tij kur ishte fëmijë me përshkrimin “trashëgimi”.

Bronny vjen në NBA nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, ku ai shënoi mesatarisht 4.8 pikë, 2.8 kërcime dhe 2.1 asistime në 19.4 minuta për lojë.

Djali i LeBron James, Bronny pësoi arrest kardiak gjatë stërvitjes së basketbollit në Universitetin e Kalifornisë Jugore
Lexo po ashtu Djali i LeBron James, Bronny pësoi arrest kardiak gjatë stërvitjes së basketbollit në Universitetin e Kalifornisë Jugore

19-vjeçari ra në vëmendjen e publikut vitin e kaluar kur pati një atak kardiak, i cili bëri që të bënte një pushim pesë mujor, por për fat u shërua dhe iu rikthye basketbollit.

Nga ana tjetër, LeBron ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lakers dhe ka afat deri të shtunën për të vendosur për statusin e tij për sezonin e ardhshëm, por është e sigurt që pas kësaj do të qëndrojë në Los Angeles. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori