Sot në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë u mbajt ceremonia e diplomimit të 16 oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)-së, gjenerata 2024.
Në këtë ceremoni të diplomimit morën pjesë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, transmeton Telegrafi.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se kjo ditë është ditë krenarie dhe rezultat i përkushtimit shpirtëror dhe gatishmërisë për të dhënë jetën për atdhe.
“Ëndrrën e gjithë atyre që kanë pasur sot po e realizoni, nuk kam si ta fsheh krenarinë që kam. Kjo ndjenjë krenarie është rezultat i përkushtimit tuaj shpirtëror, gatishmërisë që keni për të dhënë jetën për atdhe. Të zgjohesh në mëngjes me këtë mision në zemër është me të vërtet fisnike”, u shpreh ai.
Ai shtoi se pjesëtarët e FSK-së në vazhdimësi po tregojnë profesionalizëm dhe se ata po luftojnë vetëm për paqe ashtu si komandanti legjendar të Kosovës, “Adem Jashari”.
“Është e vështirë por është gjëja më e rëndësishme në jetë ti mësoni teknikat për luftim. Ju tani keni atë për tu udhëhequr, përgatitjen fizike dhe emocionale, njohjen dhe aftësinë pa marrë parasysh se situatën që gjendeni. Si ofrues të sigurisë dhe paqes janë ushtarakët tanë që krahë për krahë po ushtrojnë për të mbrojtur atdheun. Ju pjesëtarët e FSK-së në vazhdimësi po tregoni profesionalizëm, partnerët tanë njohin qëndrimet tona, luftojmë vetëm për paqe ashtu si komandanti legjendar të Kosovës, Adem Jashari”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit
"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia
Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit