LAJMI I FUNDIT:

Debati në Parlamentin spanjoll, sot votohet nisma e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës

Debati në Parlamentin spanjoll, sot votohet nisma e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës

Propozimi i partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës nga Qeveria e Spanjës do të jetë sot në votim në seancën plenare të Kuvendit të Spanjës, ndërsa diskutimi lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës u bë të martën.

Miriam Nogueras, anëtare e Parlamentit, zëdhënëse e partisë katalunase konfirmoi për Telegrafin se votimi lidhur me iniciativën e deputetëve të partisë katalunase do të jetë sot në ora 13:00.

“Votimi do të jetë sot rreth orës 13:00”, tha Nogueras.


Nogueras për Telegrafin: Sot debatohet në Kuvendin spanjoll nisma e “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, votimi më 27 qershor
Lexo po ashtu Nogueras për Telegrafin: Sot debatohet në Kuvendin spanjoll nisma e “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, votimi më 27 qershor

Nogueras ditë më parë i tha Telegrafit se presin mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galike.

“Ne presim mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galike. Nuk mund të them të njëjtën gjë nga partitë politike spanjolle. Ne do të negociojmë deri në minutën e fundit”, tha Nogueras. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori