Ish-pjesëtari i grupit mercenar rus Wagner, Vladislav Zamkov, 33-vjeç, ka thënë se derisa ka vuajtur dënimin me burg prej tetë vitesh për shkak të konsumimit dhe shitjes së drogës, i ishte bashkuar grupit Wagner dhe ishte dërguar në Ukrainë për të luftuar.
Për pesë muaj kishte marrë pjesë në luftime në Bakhmut. Pasi ishte plagosur, është rikthyer në shtëpi ku është pritur nga gruaja dhe tre fëmijët.
“Kam vrarë më shumë se 200 persona. Jam rikthyer në shtëpi në vendin tim, atje jam i padobishëm”, tha Zamkov.
Videot me pretendimet dhe informacionet që Zamkov i ka dhënë janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë shikuar nga qindra mijëra persona, e ato u publikuan edhe në disa media ruse.
Ndër ata persona që shpërndau videot e tij është edhe këshilltari i ministrit ukrainas Anton Gerashchenko, si dëshmi për atë se çfarë kanë bërë rusët mbi popullatën civile ukrainase.
Zamkov jeton në qytetin Pitkyaranta në veriperëndim të Rusisë. Në atë qytet jetojnë më shumë se 11 mijë persona, kurse ai pretendon se gjendja në këtë qytet është e rëndë – ku shumë qytetarë janë të papunë, ndërtesat janë të braktisura sikurse edhe parqet e fëmijëve.
“Nuk jam politikan. Jam qytetar i rëndomte dhe jam ngopur me këtë.”, thotë Zamkov duke pretenduar se duan sërish ta dërgojnë në vijën e frontit në Ukrainë.
Madje tha se ka mbetur pa shtëpi dhe se i ka borxh shtetit rus mbi 1 milion rubla. Ankohet se ka mbetur i papunë dhe vazhdimisht e thekson se ka vrarë qindra persona në Ukrainë.
Thotë se presidenti rus Vladimir Putin nuk ua ka dhënë paratë e premtuara të burgosurve që kanë luftuar në Ukrainë dhe që janë liruar.
Madje banka ia ka marrë apartamentin, kurse familja e tij jeton aty ilegalisht – duke u zotuar se nëse ndokush i troket do ta qëllojë me plumb në kokë. /Telegrafi/
Former Wagner PMC member Vladislav Zamkov returned to the town of Pitkyaranta, Republic of Karelia, Russia, and showed the state of the town.
According to Zamkov, he killed more than 200 people in the war, and his apartment was taken away from him for debt. Now he, his wife and… pic.twitter.com/ps0uKcLnRU
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 26, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje