LAJMI I FUNDIT:

Plenkoviq: Kroacia mbështet Kosovën në rrugën euroatlantike

Plenkoviq: Kroacia mbështet Kosovën në rrugën euroatlantike

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka pritur sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

Plenkoviq, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se gjatë takimit me ministrin Maqedonci, kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.


“Takova ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Konfirmuam marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe mbështetje të vazhdueshme për rrugën euroatlantike të Kosovës. Gjithashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e mbrojtjes në mes Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar kryeministri kroat, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ministri Maqedonci po qëndron në Kroaci me ftesë të zv.kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq.

Gjatë takimit rë sotëm më ministrin kroat, Mqedonci ka thënë se partneriteti dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është në nivelin më të lartë.

“Me Ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion si dhe në nivel global”, ka thënë Maqedonci në një postim në Facebook, duke shtuar se ministrin kroat e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale nga Kroacia për Kosovën.

“Konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike”, ka thënë Maqedonci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori