LAJMI I FUNDIT:

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Tifozët që mbështesin ekipin e shtetit gjenocidal serb po shkaktojnë rrëmujë në Euro 2024, por jo më nga sonte (25 qershor).

Kjo gjë u pa edhe para ndeshjes me Danimarkën në fazën e fundit të grupeve në Evropian, derisa danezët ua dhanë eliminimin mëse të merituar serbëve.

Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar
Lexo po ashtu Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Disa tifozë serbë u përleshën me policinë në rrugët e qytetit. Një trazirë ka ndodhur në qendër, në Marienplatz, ku pasditen e së martës ishin mbledhur një numër i madh i mbështetësve të ekipit nga vendi gjenocidal duke shëmtuar edhe më tej Euro 2024.


Është publikuar edhe një video ku shihen tifozët serbë duke hedhur shishe dhe karrige nga një kafene ndaj policëve.

Policia ka arrestuar disa prej tyre, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se sa prej tyre kanë përfunduar në paraburgim.

Policia gjermane është në hall me huliganët serbë, që po veçohen për dhunë në këtë Kampionat Evropian, por që tani nuk do të kenë punë më me ta, pasi janë eliminuar nga turneu. /Telegrafi/