UEFA ka insistuar se nuk ka pasur ndonjë vonesë në trajtimin e Barnabas Varga pas lëndimit të tij në fitoren 1-0 të Hungarisë kundër Skocisë.
Sulmuesi hungarez ndodhet në gjendje stabile në spital pasi thuhet se i theu disa kocka në fytyrë pas një përplasjeje me portierin skocez Angus Gunn.
Varga u rrëzua pa ndjenja pas incidentit dhe më vonë u hoq nga fusha me barelë, me çarçafë të mbajtur për të parandaluar që ai të shihej në atë gjendje.
UEFA deklaroi se mjeku i skuadrës ndërhyri brenda 15 sekondave nga ndodhja e incidentit, me ekipin e urgjencës në fushë të thirrur sapo u kërkua.
Në një deklaratë të UEFA-s thuhej: “Në lidhje me ndërhyrjen mjekësore pas lëndimit të kokës që pësoi Barnabas Varga i Hungarisë, dëshirojmë të sqarojmë se ndërhyrja e mjekut të ekipit ka ndodhur brenda 15 sekondave nga incidenti, e ndjekur menjëherë nga mjeku i dytë, për të kryer një vlerësim të parë të lëndimit dhe për të ofruar trajtimin e duhur, sipas procedurave të zakonshme mjekësore”.
“Ekipi i kualifikuar i urgjencës në fushë po priste, sipas protokollit të tyre, dhe mbërriti me barelë sapo u kërkua ndërhyrja e tyre nga mjekët për të evakuuar lojtarin për transferimin e tij të menjëhershëm në spital”.
“Koordinimi në mes të gjithë stafit mjekësor në terren ka qenë profesional dhe gjithçka është bërë në përputhje me procedurat mjekësore në fuqi. Nuk ka pasur asnjë vonesë në trajtimin dhe ndihmën ndaj lojtarit”, thuhet më tej në reagimin e shtëpisë së futbollit evropian.
Shoku i skuadrës së Vargas, Dominik Szoboszlai u tërbua me mënyrën se si stafi mjekësor hyri në fushë pas incidentit.
Ylli i Liverpool Szoboszlai tha për Magenta TV: “Unë isha një nga njerëzit e parë atje. U trondita vetë, u përpoqa ta vendosa atë në anën e tij, që në fakt është gjëja më e mirë që mund të bësh në situata si kjo. Ai nuk mund të merrte mjaftueshëm frymë”.
“Nuk e kam idenë se cili është protokolli, nëse njerëzit nuk lejohen të vrapojnë në fushë nëse kemi nevojë për ndihmë, por…”
I pyetur nëse ai besonte se përgjigja nuk ishte mjaftueshëm e shpejtë, 23-vjeçari vazhdoi: “Nuk mendoj kështu. Mund ta shihni se është një problem i madh. Të gjithë vraponin, unë vrapova – këto gjëra shtohen në sekonda”.
“Nuk është vendimi im, por duhet të ndryshojmë diçka për të. Duhet ta bëjmë më shpejt, shumë më shpejt. Të gjithë e dinë se sekondat ikin”, ka shtuar më tej ylli i Liverpoolit që përfaqëson Hungarinë.
Federata Hungareze e Futbollit publikoi një përditësim mbi gjendjen e Vargas vonë të dielën mbrëma ku thuhej: “Disa kocka në fytyrën e Barnabas Varga u thyen gjatë përplasjes gjatë ndeshjes dhe ai gjithashtu pësoi një tronditje. Ka shumë të ngjarë të pritet operacioni”.
“Ai e kalon natën në spitalin e Shtutgartit. I gjithë skuadra po lutet për të!”, u tha më tej në reagimin e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Euro 2024 një “minierë ari” – ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-03-182956-380x233.png)
Euro 2024 një “minierë ari” – ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
![Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-03-221901-380x233.png)
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale
![Roy Hodgson dikur shiti lojtarin e gabuar gjatë kohës së tij si trajner i Liverpoolit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/hodgson-380x233.png)
Roy Hodgson dikur shiti lojtarin e gabuar gjatë kohës së tij si trajner i Liverpoolit
![Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Medi-Abalimbaa-380x233.jpg)
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
![Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-lehmann-380x233.png)
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/toni-kroos-380x233.png)
"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë
![Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/allkani-dellova-1212-380x233.jpg)
Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja
![Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/klopp-380x233.png)
Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit
![Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/araujo-1-380x233.jpg)
Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Euro-2024-Trophy-380x233.jpg)
Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?
![Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo-1-1-380x233.jpg)
Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse
![Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/heidididid-380x233.jpg)
Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes
![Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/kroos-perez-real-madrid-380x233.jpg)
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
![Kush është sensacioni 16 vjeçar që Real Madridi po bën të pamundurën për ta transferuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/konstas-380x233.png)
Kush është sensacioni 16 vjeçar që Real Madridi po bën të pamundurën për ta transferuar
![Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/800-0-f1a24dda-108b-48c7-909f-ee9b593012c4-380x233.jpg)
Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë