LAJMI I FUNDIT:

Shkruhet historia në Euro 2024: Grupi E ka krijuar një rekord unik që mund të mos thyhet asnjëherë

Shkruhet historia në Euro 2024: Grupi E ka krijuar një rekord unik që mund të mos thyhet asnjëherë

Një nga grupet në Euro 2024 ka bërë tashmë historinë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. Faza e grupeve në Euro 2024 do të vijë drejt fundit këtë javë, por kjo garë tashmë ka qenë një për t’u mbajtur mend.

Pas 26 ndeshjeve të zhvilluara ka pasur vetëm një barazim pa gola ndërsa ka pasur plotë ndeshje të shoqëruara me dramë, gola të jashtëzakonshëm dhe momente magjike.

Shumë ndeshje kanë qenë në një nivel të lartë që nga fillimi deri në fund, duke i bërë ato të paparashikueshme.


Kjo ka ndodhur në Grupin E, aty ku bëjnë pjesë Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina. Sllovakia dhe Rumania fituan në ndeshjen e parë ndaj Belgjikës dhe Ukrainës respektivisht.

Sidoqoftë, në ndeshjen e dytë Belgjika mposhti Rumaninë dhe Ukraina mposhti Sllovakinë për t’i lënë të katër ekipet me pikë të barabarta teksa po hyjmë në xhiron e tretë dhe të fundit.

Koeficienti i barazimit po bie vrullshëm, rregullsia e ndeshjes në Euro 2024 vihet në dyshim
Lexo po ashtu Koeficienti i barazimit po bie vrullshëm, rregullsia e ndeshjes në Euro 2024 vihet në dyshim

Kjo është hera e parë në histori të Kampionateve Evropiane që katër ekipet në një grup kanë numër të barabartë pikësh pas dy ndeshjeve.

Për shkak të mënyrës se si kanë rrjedhur rezultatet në këtë grup deri më tani, Rumania dhe Sllovakia që do të përballen të mërkurën në Frankfurt, do të kualifikohen tutje me një barazim.Kjo për shkak se në rast të një barazimi pa gola, Ukraina do të duhej ta mposhte Belgjikën me të paktën dy gola diferencë për t’u kualifikuar.

Në këtë skenar, Belgjika do të mbetej e fundit në grup në bazë të pikëve.

Në rast se Belgjika mposht Ukrainën dhe Sllovakia barazon me Rumaninë, atëherë Ukraina do të eliminohej me pikë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Premier League
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Superliga
Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Përfaqësueset
Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

La Liga
Kalo në kategori