LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mban bisedime me sulmuesin e njohur pasi humbën garën për Olise

Chelsea mban bisedime me sulmuesin e njohur pasi humbën garën për Olise

Chelsea janë në bisedime për të transferuar njërin prej sulmuesve më të vlerësuar në elitën e futbollit francez, pasi humbën garën për shërbimet e Michael Olise.

Olise kishte qenë për një kohë të gjatë në radarin e Chelseat dhe gjatë muajve të fundit në Londër raportohej se ishin kandidati kryesor për ta transferuar atë.

Chelsea u mundua ta transferojë sulmuesin francez verën e kaluar para se ai të nënshkruante një kontratë të re me Crystal Palace.


Pasi Chelsea nuk bëri një ofertë të re për 22-vjeçarin javën e kaluar, ata i dhanë fund interesimit të tyre për shkak të kostos së lartë të transferimit. Tani duket se Bayern Munichu do ta aktivizojë klauzolën e lirimit të Olise prej 55 milionë eurosh, pasi u pajtuan për kushtet personale me lojtarin.

Chelsea heq dorë zyrtarisht nga transferimi i Olise, francezi pranon ofertën e Bayernit
Lexo po ashtu Chelsea heq dorë zyrtarisht nga transferimi i Olise, francezi pranon ofertën e Bayernit

Megjithatë Chelsea nuk humbi kohë në kërkimet e tyre për një sulmues të ri për trajnerin e ri Enzo Maresca.

Gazetari David Ornstein raporton se Chelsea është në bisedime me agjentët e sulmuesit të Lille, Jonathan David.

Reprezentuesi kanadez i cili ka bërë tri paraqitje në Botërorin e Katarit, ka shënuar 84 gola në 183 ndeshje për Lille, duke u bërë kështu golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit.

Në sezonin 2023/2024 ai luajti në çdo ndeshje të Ligue 1 dhe shënoi 19 gola për ta ndihmuar Lille që të përfundojë në top katërshe dhe të fitojë një vend në Ligën e Kampionëve.

Me kombëtaren, ai ka bërë 48 paraqitje duke shënuar 26 gola teksa debutimin e kishte bërë në shtator të vitit 2018./Telegrafi/