Nëse je në dilemë: Disa situata që të bëjnë të kuptosh nëse duhet të ndahesh apo të vijosh lidhjen
Ky artikull të tregon disa situata në të cilat mund ta kuptosh nëse duhet apo jo të ndahesh nga partneri/ja
Paraprakisht, duhet ta dish se vendimi përfundimtar të takon ty, gjithsesi situatat janë këto:
Kur nuk ndihesh sikur ke vendin dhe prioritetin e duhur
Një situatë kur duhet të ndahesh:
Nëse vazhdimisht ndihesh i/e lënë pas dore dhe mendon se personi tjetër nuk të kushton rëndësinë dhe vëmendjen e duhur.
Nëse partneri yt është vazhdimisht i pavëmendshëm dhe neglizhues ndaj nevojave dhe dëshirave të tua, pavarësisht nga përpjekjet e tua të shumta për t’ia komunikuar ato, atëherë është mund të themi se partneri/ja në fjalë nuk e çmon këtë lidhje. Këtë e konfirmon edhe psikologia Parisa Ghanbari.
Vijo lidhjen nëse:
Ia ke komunikuar personit tjetër shqetësimin dhe ai/ajo po të kushton vëmendjen nevojave dhe dëshirave të tua.
Për çështjet e së ardhmes
Mund të ndahesh nëse:
Nuk e sheh fare veten me partnerin/en në të ardhmen. Kur ti nuk e imagjinon partnerin/en pranë teje në aventurën e së ardhmes, ndoshta është më mirë t’i japësh fund tani, pa u përkushtuar më shumë dhe pa kaluar më shumë kohë.
Vijo lidhjen nëse:
Gjithçka në jetën tënde është e paqartë dhe ende nuk ke një ide se si do të të gjejnë 5 vitet e ardhshme. Kjo është totalisht ‘ok’, mos i bëj presion vetes dhe për më tepër, mos i jep fund lidhjes.
Mendon të bësh seks me dikë tjetër
Mund të ndahesh nëse:
Fantazitë e tua seksuale përfshijnë shumë më tepër se sa seksin. Është mëse normale të kesh mendime seksuale për dikë tjetër, por nëse ti e imagjinon veten në krahët e personit që e mendon në mënyrë seksuale. Nëse e kap veten duke menduar se sa i/e lumtur do të ishe me personin që imagjinon, atëherë ndoshta duhet të ndahesh.
Vijo lidhjen nëse:
Nëse fantazia jote seksuale mbetet vetëm te seksi, atëherë është mëse normale dhe e zakonshme, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata.
Kur ndihesh sikur po e bezdis
Mund të ndahesh nëse:
Partneri/ja po të pengon të takohesh me miqtë apo të rrish me ta. Edhe në rastet kur po të bombardon me dashuri (një teknikë manipulative, e përdorur nga narcistët), ose të kontrollon pa pushim telefonin, orarin kur ti e takon, etj, ndoshta duhet të ndahesh, pasi pavarësisht argumentit “e bëj nga dashuria”, na beso, një person që i bën gjërat nga dashuria, së pari ka respekt për kufijtë dhe privatësinë tënde, si dhe ka besim tek ti.
Mund të vijosh lidhjen nëse:
Thjesht po kalon një javë stresuese dhe nëse ndihesh sikur përgjigjet e personit tjetër janë të thata apo si “të detyruara”, ndoshta thjesht po të duket. Në këtë rast, komunikimi është çelësi.
Nuk shkon mirë me familjarët apo miqtë e partnerit/es
Mund të ndahesh nëse:
Mendon se miqtë dhe familjarët e partnerit/es janë super toksikë dhe nuk të respektojnë, përkundrazi, bëjnë gjithçka që ti ta kuptosh që nuk të kanë qejf. Nëse ia ke thënë personit tjetër se si ndihesh dhe ç’mendon dhe nuk vëren asnjë ndryshim, ndoshta është më mirë të ndahesh, citon Anabel.
Mund të vijosh lidhjen nëse:
Partneri/ja yt/jote e kupton dhe e respekton mendimin dhe ndjesitë e tua. Nuk ke pse të bëhesh mik/e i/e ngushtë me njerëzit që e rrethojnë atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ideale për çdo shtëpi: Idetë e shkëlqyeshme për vendosjen e luhatëses në dhomë!
Nuk keni dëshirë për seks? Ekziston mënyra që ta ndryshoni, fjala është për një faktor kyç!
Forma e gishtit të madh të dorës i zbulon këto gjëra të rëndësishme për karakterin tënd
Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë
Forma e gishtit të madh të dorës i zbulon këto gjëra të rëndësishme për karakterin tënd
Pengesa dhe sfida: Çfarë paralajmëron Ekuinoksi i vjeshtës dhe ç'do të ndodhë me shenjën tënde
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur
Kjo është e vetmja gjë që i pengon njerëzit të kenë sukses, sipas psikologes së Harvardit
Kërkoni të punësoni dikë për pozitën e menaxherit – çfarë duhet të keni parasysh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë