Nëse nuk mund ta kapërceni frikën e përballjes me partnerin tuaj, ndoshta është koha të kërkoni ndihmë ose të ndaheni
Nëse keni parë ndonjëherë një komedi romantike, zakonisht bëhet fjalë për dy njerëz që gjejnë një mënyrë për të qenë së bashku pavarësisht se çfarë pengesash qëndrojnë në rrugën e tyre. Arsyeja është gjithmonë e thjeshtë: Ata janë të dashuruar. Por jashtë ekranit, dashuria nuk është gjithmonë e mjaftueshme për ta bërë një lidhje të qëndrueshme.
Sipas psikologëve dhe ekspertëve, këto janë disa shenja që tregojnë se ndoshta ka ardhur koha të ndaheni me partnerin tuaj.
Nevojat tuaja nuk plotësohen
Çdo person ka “kërkesa” të ndryshme që duhet të plotësohen në një marrëdhënie. Këto nevoja mund të jenë emocionale, psh. të duash kohë cilësore me partnerin, apo t’i kërkosh atij të menaxhojë me kompetencë paratë.
Kur njëri partner mendon se tjetri nuk po përmbush një kërkesë është e rëndësishme ta komunikosh këtë. Nëse partneri i atij personi nuk është i gatshëm të përpiqet më shumë për të përmbushur këtë nevojë, ndoshta është koha për të ecur përpara.
Këto nevoja, po i kërkoni tek të tjerët
Kur gradoheni në punë ose përballeni me një urgjencë familjare, kush është personi i parë që dëshironi t’ia tregoni? Në një marrëdhënie të shëndetshme, përgjigjja e këtyre pyetjeve duhet të jetë partneri juaj.
Është mirë të kesh kolegë të besuar në punë, por nëse vazhdimisht i drejtohesh një kolegu për mbështetje, kjo mund të jetë një shenjë se nuk po merrni mbështetjen që ju nevojitet nga partneri juaj.
Keni frikë të kërkoni më shumë nga partneri juaj
Është e natyrshme të ndiheni jo-rehat për të folur me partnerin tuaj për atë që keni nevojë dhe mund të mos merrni nga marrëdhënia juaj. Por, linjat e hapura të komunikimit janë thelbësore për partneritete të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
Fshehja e ndjenjave tuaja të vërteta rreth mënyrës sesi po ju trajton partneri juaj ka të ngjarë të zgjasë marrëdhënien e paplotësuar, në vend që ta shpëtojë atë. Nëse nuk mund ta kapërceni frikën e përballjes me partnerin tuaj, ndoshta është koha të kërkoni ndihmë ose të ndaheni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ç’është bukuria e brendshme?
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?
Kur fëmija ka dhimbje koke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit