LAJMI I FUNDIT:

Rreth maceve

Rreth maceve

Macja është kafshë që karakterizohet me marrëdhënie të mira me njeriun në të gjitha fazat e rritjes së saj, ato futen në grupin e kafshëve më besnike të njeriut.

Dvm. Fisnik Vejsa,
mjek veterinar

Marrëdhëniet me njeriun mund të veçohen tri tipare: miqësia, besnikëria dhe respekti. Për këtë arsye më poshtë do të njihemi me disa fakte interesante për këto krijesa të lezetshme, por ndonjëherë edhe të pa rehatuara.


Macet janë kafshët më territoriale, pasi që territorin e vet ku jetojnë, e ruajnë me fanatizëm. Kjo dëshirë territoriale është më theksuar tek meshkujt se sa tek femrat ku territori i mashkullit mund të jetë 10 herë më i madh se i femrës. Si shenja territoriale ato përdorin: aromat, zërat, gërvishtjet dhe disa metoda tjera interesante.

Macet njihen si armike të mëdha të ujit, sidomos kur janë të lagura. Në qoftë se vetëm lagen nga ndonjë shi i lehtë, ato do të shpenzojnë së paku katër orë rreth mbulesës së tyre. Por, ujin e pijshëm duhen ta kenë gjithmonë afër tyre, për t’ju ikur disa problemeve me veshka.

Macen njihen si kafshë gjuetare edhe pse ne përkujdesemi për ushqimin e tyre, ato nuk heqin dorë nga pasioni i tyre i gjuetisë. Disa nga pronarëve, nuk u vjen mirë kur shohin macen tyre me gjahun a kapur, por në fakt ato e sjellin që të krenohen me gjahun e tyre. Për këtë arsye, përgëzojeni për suksesin e tyre. Për të shuar sadopak këtë pasion, atëherë: le të jetë gjithmonë e ngopur, të ketë lodra të cilat mund të vrapojnë pas tyre. Është më rëndësi që të pastrohet macja pas që ka sjellë ndonjë gjah në shtëpi.

Disa nga pronarët mendojnë që komunikojnë me macen nëpërmjet thirrjes, komandave apo gjesteve, por macet përveç këtyre, kanë edhe një sërë të metodave tjera të komunikimit. Macet për të komunikuar me macet tjera përdorin lëvizje të veçanta të trupit, qëndrimin e veshëve, qëndrimin e bishtit, po krahas këtyre, kanë diapazon të gjerë të vokalit për të komunikuar. Nënat mace përdorin zëra të veçantë gjatë rritjes së të vegjëlve për komunikim.

Zëra ose miajimet kanë rol të ndryshëm gjatë komunikimit:
* zërat e shkurt dhe të lartë, janë shenja të kërkimit të pronarit apo gjëra;
* miajimet e zëshme dhe këmbëngulëse janë shenja të dëshirave të mëdha (hapja e derës);
* zërat e hidhërimit janë shenja të dhimbjeve apo situatave të sikletshme (mbyllja në një hapësirë);

Komunikimi me anë të trupit është karakteristikë e maceve. Macja e hareshme njihet me një trup të lëshuar plotësisht dhe sy gjysmë të hapur apo lëvizjet e llastuara rreth këmbëve të pronarit. Edhe veshët janë shenja të komunikimit, si shembull veshët e ngritur lart, të kthyer përpara, janë shenjë ë kërkimit të ndonjë gjëje. Veshët e maces së nervozuar apo të frikësuar, janë të kthyer nga prapa.

Pjesa më interesante te macet është gjuha. Ato nuhasin me gjuhë, krahas kësaj me anë të gjuhës macet marrim shumë informacione që dëshirojnë.

Edhe diçka. Macet janë më të zgjuara se qentë… /Telegrafi/