LAJMI I FUNDIT:

Belgjika dominon dhe merr fitoren e parë në Euro 2024 ndaj Rumanisë

Belgjika dominon dhe merr fitoren e parë në Euro 2024 ndaj Rumanisë

Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Rumanisë e cila ishte e para për ta në Euro 2024 pas humbjes që pësuan në ndeshjen hapëse ndaj Sllovakisë.

Belgët arritën të marrin avantazhin që në minutën e dytë të takimit përmes Youri Tielemans i cili me një goditje nga distanca realizoi një gol të bukur për 1-0.


Vetëm një minutë më vonë Rumania pati një rast të artë shënimi me Radu Dragusin por gjuajtja e tij me kokë u prit për mrekulli nga Koen Casteels.

Një tjetër rast të mirë shënimi e pati edhe Belgjika me anë të Jeremy Doku por portieri rumun e priti me shumë mund gjuajtjen e tij.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Belgjikës, ku eventualisht arritën të shënojnë edhe golin e dytë i cili konfirmoi fitoren e tyre të parë në Euro 2024.

Megjithatë fillimisht ata shënuan golin e dytë me anë të Romelu Lukakut në minutën e 64-të, por pas rishikimit në VAR u anulua për pozitë jashtë loje.

Goli i qetësisë për belgët erdhi në minutën e 80-të ku pas një pasimi të mrekullueshëm nga portieri Casteels, De Bruyne arriti që ta mposht portierin rumun duke shënuar në cepin e djathtë të portës për 2-0.

Deri në përfundim të takimit Belgjika pati edhe një rast tjetër me anë të Romelu Lukakut por atij sërish iu mohua goli.

Me këtë fitore Belgjika shkon në kuotën e tri pikëve ndërsa ndeshjen e fundit në fazën e grupeve do ta luajë ndaj Ukrainës, ndërsa Rumania do të përballet me Sllovakinë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori