LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes sonë

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes sonë

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në prezantimin e prioriteteve të qeverisjes së VLEN në mandatin katër vjeçar, theksoi se ata si pjesë e Qeverisë së re, do të zbatojë pikat e programit e saj, ndër të cilat është Decentralizimi i plotë lokal.

Ai deklaroi se në qeverinë OBRM-VLEN do të fuqizohen komunat do të jenë niveli kryesor shtetëror, sa i përket investimeve, administratës, rendit civil dhe shërbimeve publike.

“VLEN si pjesë e Qeverisë së re, do të zbatojë pikat e programit e saj, ndër të cilat është Decentralizimi i plotë lokal. Ne do të zbatojmë praktikën europiane të decentralizimit, që do të thotë: më shumë buxhet dhe më shumë fuqi vendimmarrëse për komunat tona, më shumë zhvillim dhe më shumë barazi për qytetarët tanë, duke i marrë modelet e shteteve të zhvilluara si Gjermania dhe Belgjika”.


“Poashtu në programin e VLEN edhe të Qeverisë, i cili së shpejti do të miratohet në Kuvend, nga buxheti i shtetit, vetëm për vitin 2024, do të ndahen mbi 100 milionë euro për komunat, me qëllim zhvillimin sa më të shpejtë komunal dhe realizimin urgjent të projekteve më të domosdoshme për qytetarët e komunave. E gjithë kjo, që komunat, me investimet e tyre të kalojnë në pragun e çdo qytetari, pavarësisht a jeton në Qendër të qytetit, ose në viset më malore të vendit. Për këtë Komuna e Tetovës dhe komunat tjera të udhëhequra nga VLEN, veçse po përgatisim projektet për të cilat do të kërkojmë buxhet nga Qeveria. Tani, me qeverisjen e VLEN, Komunat do të jenë niveli kryesor shtetëror, sa i përket investimeve, administratës, rendit civil dhe shërbimeve publike”, deklaroi Kasami.

Në trend Lajme

Më shumë
SMS-i që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

SMS-i që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

Lajme
Dhoma e torturave në Pejë: Krasniqi rrëfen për terrorin që përjetoi si gjimnazist nga UDB-ashët shqiptarë

Dhoma e torturave në Pejë: Krasniqi rrëfen për terrorin që përjetoi si gjimnazist nga UDB-ashët shqiptarë

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Burgimi i përjetshëm rrallë i ekzekutueshëm në Kosovë

Burgimi i përjetshëm rrallë i ekzekutueshëm në Kosovë

Drejtësi
Krasniqi përmend shtatë UDB-ashët shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Krasniqi përmend shtatë UDB-ashët shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Lajme
Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm

Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm

Lajme
Kalo në kategori