Ambasadorja amerikane në Shkup Angela Aggeler përshëndet paralajmërimin e mandatarit Hristijan Mickoski për përdorimin e emrit kushtetues, gjatë betimit si kryeministër i ri dhe gjatë vizitave jashtë shtetit. Aggeler tha se në emër të Shteteve të Bashkuara shpreson se në fundjavë do të ndodh pikërisht ajo për të cilën u zotua Mickoski.
“Ishte dëshpëruese për lideershipin në Uashington kur presidentja vendosi të mos e përdor emrin kushtetues të vendit gjatë betimit dhe sinqerisht ajo që kryeministri dhe ministrat e ardhshëm do ta bëjnë është për t’u përshëndetur. Rregullorja e Kuvendit është ndryshuar me qëllim të futjes së emrit kushtetues dhe jam e mahnitur me atë që shoh, dhe jam shumë e kënaqur dhe e përshëndeta paraqitjen e tij publike, në të cilën tha se do ta respektojë emrin kushtetues të vendit gjatë betimit. Të shohim se si do të përdoret. Por do t’ju them një gjë, në emër të SHBA-së, shpresoj shumë se kjo do të ndodh në fundjavë dhe emri kushtetues të përdoret në mënyrë përkatëse kur ai dhe ministri i jashtëm dhe të tjerët të jenë në Bruksel, ose gjatë disa takimeve të ardhshme dhe veçanërisht gjatë samitit të NATO-s në Uashington”, deklaroi Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-së.
E pyetur për qëndrim lidhur me vendimin e OBRM-PDUKM-së për të koalicionuar me VLEN-in dhe jo me BDI-në, Aggeler në një intervistë për 360 gradë tha se nuk ka detyrim ligjor që partia e Ahmetit të jetë pjesë e Qeverisë.
“OBRM-PDUKM e zgjodhi si partner VLEN-in, i cili gjithashtu është koalicion njëjtë sikur edhe Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja. Kam pasur bisedime për këtë me një sërë zyrtarësh të BDI-së dhe të tjerë, dhe nuk ka detyrim ligjor për atë se me kë bëni koalicion… Jam e kënaqur që Qeveria është e përbërë nga grupe të ndryshme dhe nuk ka detyrim ligjor për BDI-në të bëhet pjesë e Qeverisë. E di që ka pyetje ligji përballë legjitimitetit, por është fakt se OBRM-PDUKM-ja zgjodhi partnerë nga bashkësi të ndryshme në vend dhe kjo është e drejtë e tyre”, tha Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-së.
Ambasadorja amerikane theksoi se shumëkush u befasua nga rezultatet zgjedhjeve. Sipas Agelerit në çdo proces demokratik, ky është tregues i qartë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan ndryshime, duan të ndryshojë mënyra e ballafaqimit me korrupsionin, ekonominë dhe duan ta ndjejnë shpresën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje