LAJMI I FUNDIT:

FFK paraqet ankesën e radhës në UEFA për sjelljet e tifozëve serbë në Euro 2024

FFK paraqet ankesën e radhës në UEFA për sjelljet e tifozëve serbë në Euro 2024

Federata e Futbollit e Kosovës ka përgatitur ankesën e radhës në UEFA lidhur me përsëritjen e sjelljes me retorikë nacionaliste dhe raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes së Grupit C të Euro 2024, ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë, e cila u zhvillua të enjten në Munih.

FFK dënon fuqimisht thirrjet nacionaliste dhe vendosjen e flamurit serb me hartën e Kosovës e me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.


Përsëritja e sjelljeve të tilla në stadiumet e futbollit, edhe pas dënimeve të mëparshme nga UEFA, është e papranueshme dhe kërkon rigorizitet më të madh nga organet vendimmarrëse të UEFA-së.

Mesazhet me retorikë shoviniste janë skandaloze, bien ndesh me vlerat që përçon sporti dhe minojnë parimet bazë të UEFA-së.

I bëjmë thirrje edhe një herë organeve të UEFA-së që të jenë më rigoroze ndaj përsëritjes së mesazheve të tilla armiqësore ndaj vendit tonë, si anëtar i barabartë me të gjitha vendet e tjera në familjen e futbollit evropian.

Po ashtu, kërkojmë nga organizatorët të rrisin vigjilencën për të mos lejuar shfaqjen e mesazheve të tilla.

FFK do të vazhdojë të promovojë vlerat e vërteta të futbollit dhe unitetin e respektin ndaj të gjithë të përfshirëve në futboll.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Menduam ta zëvendësonim Bellinghamin" - përzgjedhësi i Anglisë flet për lojtarin kryesor

Përfaqësueset
Skena kaotike në një duel boksi: Luftëtari grushton gjyqtarin, por i kthehet me të njëjtën monedhë

Skena kaotike në një duel boksi: Luftëtari grushton gjyqtarin, por i kthehet me të njëjtën monedhë

Boks
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Barcelona po e transferon lojtarin që është në garë për çmimin Puskas

Barcelona po e transferon lojtarin që është në garë për çmimin Puskas

La Liga
Kalo në kategori