LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që gjuajti me armë në Bregun e Diellit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që gjuajti me armë në Bregun e Diellit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit H.V, nën dyshimin se ka kryer veprat penale, “Vrasja në Tentativë”, “Mbajtja në Pronësi, Posedim i Paautorizuar i Armëve” dhe “Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.V dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Siç thuhet tutje në njoftim, Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi që nëse i pandehuri H.V lihet në liri, paraqet rrezik që i njëjti të ik dhe të shmanget nga procedura penale, pasi i pandehuri nga data e 13.06.2024 kur dyshohet që ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” e deri me datë 18.06.2024 kur është arrestuar nga Policia e Kosovës, ka qenë në arrati.


“Andaj nën këto kushte gjykata vlerëson rrezikun potencial nga i pandehuri që të ik me qëllimin që të shmanget nga procedura dhe përgjegjësia penale e tij, po ashtu i njëjti nëse lihet në liri, mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarit apo dëshmitarët në këtë çështje”, thuhet në njoftim.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri H.V me datë 13.06.2024, rreth orës 21:20 minuta, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të ndodhura më parë me persona ende të panjohur dhe me qëllim të hakmarrjes tenton të privojë nga jeta personat të cilët banonin me qera në një banesë në rrugën “Xheladin Hana” dhe me atë rast me dashje e kishte vënë në rrezik jetën e një ose më shumë personave të tjerë, duke shkuar prapa banesës në fjalë dhe nga aty kishte shkrepë rafalë me armë zjarri disa herë në drejtim të kësaj banese, ku gjatë të shtënave plumbat kishin goditur edhe një banesë tjetër dhe pastaj i pandehuri H.V kishte ikë nga vendi i ngjarjes duke qëndruar në arrati, derisa Policia ka arritur të arreston të njëjtin”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Lajme
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Lajme
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ekonomi
Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Lajme
Kalo në kategori