LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pa miratim ata bënë ndryshime në poligonet sportive në Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pa miratim ata bënë ndryshime në poligonet sportive në Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.B., dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., dhe B.K., prej datës 22.05.2018 e deri më 22.10.2018, në Suharekë, në cilësinë e personave zyrtar, i pandehuri B.B. në cilësinë e Menaxherit të kontratës, për projektin: “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, i pandehuri B.K. në cilësinë e Mbikëqyrësit të projektit të njëjtë, i kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt.

“….Në kundërshtim me nenin 61 të Rregullave dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik, pa miratimin e zyrtarit kryesor administrativ – kryetarit të Komunës së Suharekës, i pandehuri B.K., ndryshon, ndërsa i pandehuri B.B., i aprovon paramasat dhe parallogaritë gjatë ekzekutimit të punimeve, ashtu që në poligonet sportive në fshatin Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profil metalik të plastifikuar ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara, në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me bar natyror, me ç’rast Komunës së Suharekës i shkaktojnë dëm të material në shumë prej 6,839.42 € (euro), ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumë prej 6,839.42 euro…”, thuhet në njoftim.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori