LAJMI I FUNDIT:

Messi paralajmëron bashkëlojtarët e tij: Jemi favoritë për ta fituar Kupën e Amerikës, por nuk arrihet kjo duke ecur

Messi paralajmëron bashkëlojtarët e tij: Jemi favoritë për ta fituar Kupën e Amerikës, por nuk arrihet kjo duke ecur

Sonte fillon një tjetër kampionat fantastik përveç Evropianit, pasi nis Kupa e Amerikës me 16 Kombëtare që fillojnë rrugëtimin drejt triumfit.

Ndeshja e parë do të luhet me fillim nga ora 02:00 pas mesnate, ku Argjentina përballet me Kanadanë në ‘Mercedez-Benz Stadium’ në Atlanta.

Lionel Messi synon një tjetër triumf në ‘Copa America’ dhe i ka bërë të qartë bashkëlojtarëve të tij se duhet të luftojnë pasi nuk fitohet duke ecur në fushë.


“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas
Lexo po ashtu “E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

“Unë gjithmonë kam thënë dhe përsëris se Argjentina është favoritja. Ne jemi gjithmonë më të mirët, por nuk duhet t’i marrim gjërat si të mirëqena: kështu kemi pësuar kaq shumë goditje deri më sot”.

“Mund të themi se jemi më të mirët sepse jemi kampionët në fuqi të botës, por kjo nuk do të thotë se do ta fitojmë këtë Copa América duke ecur”, deklaroi Messi.

Ai ka përmendur edhe disa nga Kombëtaret tjera favorite për të triumfuar në këtë garë të madhe.

“Ekuadori ka një brez shumë të mirë, të cilët dinë çfarë duan dhe janë intensivë. Gjithashtu aty janë edhe Kolumbia, Uruguai dhe Brazili në grupin e favoritëve”.

“Kjo është arsyeja pse unë them se do të jetë një Copa America shumë, shumë e luftuar. Grupi e di këtë dhe është i vetëdijshëm se ne do të duhet të japim më të mirën tonë dhe akoma më shumë për të fituar përsëri”, deklaroi gjeniu argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po çmend gjithë skuadrat evropiane, 16-vjeçari realizon një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për t'i dhënë tre pikë River Plates

Po çmend gjithë skuadrat evropiane, 16-vjeçari realizon një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për t'i dhënë tre pikë River Plates

Ndërkombëtare
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Bayerni merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit ka pësuar thyerje të këmbës

Bayerni merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit ka pësuar thyerje të këmbës

Bundesliga
Vëlla dhe motër me synim medaljet olimpike, sot skena është e gatshme për Nora dhe Akil Gjakovën

Vëlla dhe motër me synim medaljet olimpike, sot skena është e gatshme për Nora dhe Akil Gjakovën

Xhudo
Majlinda Kelmendi flet për medaljen e argjendtë të Distria Krasniqit: Më shkuan lotët kur humbi në finale

Majlinda Kelmendi flet për medaljen e argjendtë të Distria Krasniqit: Më shkuan lotët kur humbi në finale

Xhudo
Man Utd arrin marrëveshje me yllin e Bayernit – ai i ka thënë ‘po’ transferimit në Angli

Man Utd arrin marrëveshje me yllin e Bayernit – ai i ka thënë ‘po’ transferimit në Angli

Premier League
Kalo në kategori