LAJMI I FUNDIT:

Ushtari amerikan dënohet me gati katër vjet burg në Rusi

Ushtari amerikan dënohet me gati katër vjet burg në Rusi

Gjykata ruse ka dënuar një ushtar amerikan me tre vjet e nëntë muaj burgim, nën akuzën për vjedhje dhe kërcënim me vrasje të dashurës së tij, shkruan BBC.

Rreshteri Gordon Black u dënua nga një gjykatë në Vladivostok në lindjen e largët të Rusisë, ku do të vuaj dënimin në një burg të sigurisë së lartë, transmeton Telegrafi.

Black ishte arrestuar në maj, duke mohuar akuzat për kërcënim me vdekje, por se sipas rusëve kishte pranuar “pjesërisht” se është fajtor për vjedhjen e 10 mijë rublave (100 dollarë) nga partnerja.


Ai do të apelojë vendimin, ndërsa prokurorët kanë kërkuar burgimin e tij – duke theksuar se katër vite e nëntë muaj t’i vuaj në një burg të sigurisë së lartë.

Rreshteri amerikan 34-vjeç, takoi partneren e tij në Korenë e Jugut. Ai ishte pjesë e këmbësorisë amerikane nga viti 2008 dhe ishte dislokuar në Irak më 2009 dhe në Afganistan më 2013.

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se Black nuk kishte kërkuar leje zyrtare dhe se departamenti i Mbrojtjes nuk e kishte autorizuar udhëtimin e tij në Rusi ose Kinë, ku ai kishte udhëtimit fillimisht gjatë kthimit nga Koreja e Jugut.

Madje nuk ka as edhe një provë që ai synonte të qëndronte në Rusi. E Moska po mban edhe amerikanë tjerë prapa grilave. Reporteri i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është në burg në marsi i vitit të kaluar, derisa marinsi amerikan Paul Whelan ishte dënuar më 16 vite burgim në vitin 2020.

Që të dy mohojnë akuzat, ndërsa qeveria amerikane thotë se akuzat ndaj tyre janë të pabaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori