LAJMI I FUNDIT:

Kroaci – Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë

Kroaci – Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë

Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.

Sfida e dytë e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë.


Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni.

Mehdi Rahmouni, Francois Letexier dhe Cyril Mugnier, gjyqtarët francezë që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kroaci – Shqipëri

Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer.

Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it. /Telegrafi/